Arjan Korkaj: “Floriri i vogël”, albumi që thërret me zërin e zemrës

146

INTERVISTA/ Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: “Dua të realizoj një këngë për nënën”

“Floriri i vogël”, albumi i ditëve të fundit i kushtohet në më të shumtën e këngëve, dashurisë… Aktualisht, brenda pesë ditëve në internet ai ka marrë 9 500 klikime, pra, ndër më të kilikuarit. Në këtë album ai ka këngë të kompozuara nga Klodian Qafoku, Sokol Marsi, Genci Malaj dhe R. Skënderaj.  Albumi mban titullin e këngës që e ka kompozuar i mirënjohuri Klodian Qafoku. Suksesin e fundit që e befasoi atë dhe realizuesit e tjerë, ai, ia dedikon fansave dhe publikut, por dhe këngëtarëve grekë, ku ai ka punuar dhe ka marrë shumë të fshehta profesionale. Me këtë album, ku janë 11 këngë, Arjani vjen më i sigurt, më i realizuar, më kërkues ndaj vetes.

Një album që pati shumë interes, një iniciativë  që ndoshta kërkon dhe pak guxim në këtë zallamahi albumesh. Përse e more këtë iniciativë?

Ishte një detyrim ndaj fansave të mi. Ishte një nismë që kishte kohë që ishte brenda meje, por që u realizua këtë fillim pranvere. Bashkë më lulet e Pranverës unë u dhurova fansave të mi edhe këtë album që është shumë sinjifikativ. Titulli “Floriri i vogël”, për mua ka shumë domethënie për vetë natyrën dhe vlerën e floririt, pasi madhësia nuk është shumë përcaktuese në vlerë. Edhe dashuria është vetë një flori i vogël që të mbërthen, të çon në botën qiellore, të bën të lumtur, por edhe të vuajtur, të bën të fortë, por edhe të dobët, të bën të sjellshëm, por edhe harbut. Dashuria është ndjenja më e fortë njerëzore. Kushdo që e ka provuar ka shijuar dhe provuar ndjesi të pamenduara.

 Cilët janë autorët e këtij albumi që ka ngjallur kaq interes që në ditët e para?

Janë katër kompozitorët që unë kam bashkëpunuar, Klodian Qafoku, Sokol Marsi, Genci Malaj dhe R. Skënderaj, të cilët janë bashkëshoqërues në jetën time të këngës. Mes tyre jam ndjerë i sigurt, jam ndjerë pjesë e punës së tyre të vyer, për të përcjellë tek fansat e mi, tingujt magjik të këngës popullore.

Për muaj të tërë larg miqve?

Po njeriu duhet të ndjejë përgjegjësi për atë që e udhëheq, për atë që do e drejtojë. Njeriu nuk duhet të flasë tavolinave për politikën dhe keqqeverisjen, por ta përcjellë kritikën e vetë nëpërmjet votës. Madje, mund të them dhe për kë kam votuar

-Po kur flasim për pushime?

Vlora ime, Greqi, por edhe Saranda nuk e përjashtoj.

 Njiheni mirë me albumin e fundit?

Sigurisht. Aty ka këngë që vërtetë kanë lënë gjurmë dhe që më kërkohen vazhdimisht në të gjitha koncertet që unë realizoj. Jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Këto janë këngët e mia hit, që më kanë bërë të lidhur më fansat dhe me spektatorin.

 Kush është pjesa më e vështirë e realizimit të një albumi?

Kryesorja është zgjedhja e këngëve. Duhet një punë parapërgatitore mjaft e madhe. Duhet një punë serioze me kompozitorët dhe me autorët e teksteve/ Albumi është një event i rëndësishëm, është pikë pjekuria e një këngëtari. N.q.s dështon të mbyllen shumë rrugë. Problemi i fundit është financimi. Shumë herë këngëtarët për shkak të kostos hezitojnë të realizojnë një album.

-Kush është sipas jush autori më i mirë i teksteve për këngë?

E mira dhe i miri s’kanë fund, siç e kam deklaruar kudo që vlerësoj pa masë Sokol Marsin, si dhe Jorgo Papingjin, Arben Dukën, e shumë të tjerë, por në moment që më vjen në dorë një tekst i mirë i jap vëmendje se anashkaloj…

– Çfarë more nga këngëtarët grekë  në bashkëpunimet me ta?

Greqia është e shquar për këngëtarë popullorë. Populli grek ka një dashuri të madhe për muzikën popullore, nuk e këmben me asgjë. Unë në Greqi mora stilin dhe sjelljen ndaj njerëzve dhe eksperiencën që kishin si edhe kulturën e Buzuqeve…

 Po nga këngëtaret e diasporës kë do të veçoni?

Do të veçoj këngëtaren Afërdita Pepkola, e cila banon në Amerikë. Klipet e saj dhe këngët e saj janë shumë shprehëse dhe shumë të pëlqyera. Ka një zë të veçantë që ka krijuar profilin e saj shumë sinjifikativ. Ajo punon në heshtje, por me shumë përkushtim. Mbi të gjitha është shumë njerëzore dhe ndihmon me shpirt këdo që i kërkon ndihmë.

Dashuria diçka që frymëzon çdo këngëtar, si do ta përkufizonte dashurinë Arjani?

Dashuria është jeta, frymëzimi, nektari i çdo nisme të fisme. Pa dashuri jeta është e zbrazët.

Aktualisht ku është i ftuar Arjani?

Këto ditë jam i ftuar në Selanik në një koncert të madh që organizojnë emigrantët në këtë qytet të bukur. Me shoqatat e emigrantëve në Greqi jam lidhur prej kohësh dhe kam një bashkëpunim shumë serioz. Ndoshta Selaniku është një qytet, ku të gjithë emigrantët janë të bashkuar dhe organizojnë vazhdimisht mbrëmje dëfrimi me këngëtarë shqiptarë.

Hobet tuaja?

Vrapimi. Më pëlqen që mëngjeseve të vrapoj në pastërtinë e Liqenit Artificial.

 Jeni i lidhur me shtypin?

Çdo ditë dëgjoj leximin e gazetave dhe blej ato gazeta që më duken interesante nga artikujt. Por “Telegraf”-in, se lë kurrë pa marrë.

 -Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?

Karakteri dhe sinqeriteti. Bukuria shkon dhe vjen, por karakteri nuk ndërtohet me tulla. Bukuria më e mirë e një femre është karakteri i saj.

-Pas këtij albumi kaq të suksesshëm a keni ideuar diçka të re?

Sigurisht. Unë nuk do ta ndal kurrë këngën dhe krijimtarinë. Çdo ditë mendoj vetëm për të. Këtë radhë dua të bëj një klipi për nënën. Pra një këngë krejt të veçantë. Besoj do pëlqehet nga fansat e mi edhe nga gjithë publiku shqiptar. Plus që, mund të kem edhe surpriza, p.sh një duet.