Arentina Shakulli: Për mua nuk është TABU të frekuentosh plazhet nudo

686
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Arentina Shakulli: Vajzat rriten gjithmonë me figurën e babait si mashkulli ideal

Sipas saj ky profesion duket sikur ka gjithë jetën që e shoqëron, ose të paktën, që kur ka filluar të formohet si femër. Marrja  me sport dhe aktivitete të ndryshme e bëri të mundur që të dallohej nga ekspertët e fushës së modës dhe të bëhet pjesë e saj. Kjo falë, edhe fizikut në atë moshë shumë të vogël.

  – Cila ishte sfilata e parë që morët pjesë ku dhe si u ndjetë pas sfilatës?

 Ishte më shumë si një ëndërr, nëse mund ta quaj kështu, sepse duke qenë vetëm 14 vjeçe dhe të sfiloje për një stiliste të madhe si Mirela Nurçe, kurrsesi nuk mund ta harrosh. Atë ditë e kujtoj me mjaft nostalgji, sepse emocionet ishin të paimagjinueshme. Nga vlerësimet që mora mbas përfundimit të sfilatës, e kuptova që këtë rrugë doja të ndiqja.

 – Në sa sfilata keni marrë pjesë dhe cilat kanë qenë vlerësimet?

Në 11 vite eksperiencë vështirë të të them një shifër ekzakte. Mund t’ju them që janë të panumërta sfilatat dhe kompeticionet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vlerësimet, sigurisht që, kanë qenë dhe janë pozitive përderisa unë vazhdoj të jem pjesë e saj. Ndër ‘to do të veçoja padiskutim pjesëmarrjen time në Miss Fashion TV. Mësova shumë nga ana profesionale, sepse stafi i drejtuar nga Michel Adam Lisoëski i dha rëndësi eventit.

  – A je ndjerë ndonjë moment keq në këto sfilata?

Nuk mund të them se ka pasur ndonjë moment të tillë, përveçse në ndonjë rast, kur nuk jam ndjerë mirë me veshjen, por si modele që jam, më duhet të pranoj pothuajse çdo veshje. Është pjesë e punës 5 – A ka hapësirat e duhura Shqipëria për modelet? Shqipëria tashmë është një vend i zhvilluar në shumë drejtime. Një sektor i rëndësishëm është edhe moda. Mundësitë në Shqipëri për modën janë të shumta. Kjo falë edhe pozicionit tonë gjeografik. Jemi një vend i vogël, por me vullnet.

  – Cilat janë top modelet që ju keni më për zemër?

Top modele në mbarë botën ka pafund, por idhulli im prej shumë kohësh mbetet Cindy Crowford

  – Thuhet se modelet bëjnë një regjim të fortë, ushqimi, pra dietë, a nuk kaloni në anoreksi? Cila është dieta juaj ditore?

Shumë histori të tilla kam dëgjuar, por konkretisht nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë, pasi primare për mua është shëndeti. Nuk kam hasur asnjëherë probleme me peshën, ndoshta për faktin që kam një metabolizëm të mirë, sigurisht, pa anashkaluar edhe aktivitetet fizike, të cilat si kam ndalur asnjëherë.

  – A e shkelni regjimin ditor të ushqimit dhe në cilat raste?

Gjithmonë jam munduar të ushqehem shëndetshëm. Për mua të gjitha ushqimet kanë vlerat e tyre, por pa abuzuar…

  – Një trup perfekt, keni menduar ndonjëherë për operacion plastik?

 Deri në këto momente nuk kam menduar për ndonjë operacion të mundshëm, pasi më pëlqen kështu siç jam, por nuk jam kundra tyre. Nëse dikush mendon se një operacion mund ta bëj të ndihet më mirë… Pse jo?

  – Keni menduar ndonjëherë për plazh nudo?

 Për mua nuk është TABU të frekuentosh plazhet nudo, por në Shqipëri ky fenomen ekziston dhe do ekzistoj për shumë kohë…

  – Rrobat e plazhit të preferuara?

Një veshje që më qëndron mirë në trup është perfektja për mua… Nuk ka rëndësi prerja apo forma.

  – A pini duhan dhe alkool?

Të them të drejtën e di që s’janë të mira për shëndetin, por nga pak edhe i konsumoj.

  – A jeni e dashuruar dhe çfarë është dashuria për ju?

E dashuruar? Jam e dashuruar me çdo gjë të bukur që më rrethon… Dashuria është një reaksion kimik.(qesh)

  – Si e mendoni mashkullin ideal?

Vajzat rriten gjithmonë me figurën e babait si mashkulli ideal. Me rritjen kuptojmë dhe kërkojmë për një shembull të tillë. Ideal për mua është një mashkull që më bën të ndihem në të njëjtën kohë e dashura e jetës dhe ajo vajza e vogël që ka nevojë tashmë jo për figurën atërore, por për atë mashkull që ka në krahë tashmë. Dhe unë ndihem me fat që kam në jetën time një të tillë.

  – Pëlqen një mashkull të bukur, me para apo inteligjent?

Unë do preferoja… Të treja kriteret t’i kishte një i vetëm! Ekziston? Sigurisht që po.

  – A ka moshë ky profesion?

Nuk di edhe sa do ta vazhdojë këtë punë, por them derisa të më mbarojnë ofertat (qesh)…  Ndoshta mund të jem e bukur edhe pas 10 viteve.

  – Çfarë bëni në kohën e lirë?

Koha e lirë – libra, miq, Tv, udhëtime…