Arben Shaka:Shumë emigrantë po kthehen, por s’dinë ku të vendosen

553
Sigal

INTERVISTA/ Flet aktori i humorit Arben Shaka

Ai ka rreth 20 vjet në Greqi, por lidhjet me atdheun i mban rregullisht. Është ndjekës i vëmendshëm i çdo lloj ngjarjeje në atdhe, madje jep dhe opinionet e tij për çdo ngjarje. Sipas tij numri i emigrantëve në Greqi vjen duke u zvogëluar, pasi kriza ekonomike greke ka ndikuar më shumë tek emigrantët. Në gjithë këto vite emigracioni larg atdheut, emigrantët kanë pasur probleme nga më të ndryshmet, por qeveritë janë treguar indiferente ndaj tyre. Shumë fëmijë po humbin gjuhën e nënës, sikundër shumë emigrantë duan të votojnë, por nuk kanë mundësi.

A vazhdon punësimi sezonal në Greqi ku janë thithur vazhdimisht dhe emigrantë shqiptarë?

-Punësimi sezonal nuk njihet fare, e kam fjalën për punësimin e organizuar nga shteti ynë me shtetin pritës dhe mos të ngatërrojmë punësimi sezonal për kushtet specifike që ka Greqia……

Flitet se në Greqi ka shumë shoqata të emigrantëve, a i koordinojnë ato punët në interes të emigrantëve?

Shoqatat e emigrantëve në Athinë janë vetëm për një elitë dhe mund të them që (gjithmonë ky është mendimi tim) pothuaj nuk njihen fare ose bëhet një njohje formale për të kaluar radhën atje ku e shohin të arsyeshme…….

Hallet e emigrantëve nuk kanë të sosur, mund të na rendisni disa nga problemet pikante?

Problemet e emigrantëve sot janë pasiguria e qëndrimit të tyre atje ku emigrojnë me dinjitetin e duhur me një frymëmarrje të lirë….Problemet kryesore për legalizimin janë sigurimi i duhur i siguracionit dhe burokracia e dokumenteve nga të dy palët, Shqipëri-Greqi…..

A po kthehen emigrantë nga Greqia?
-Janë kthyer dhjetëra familje por do të kthehen edhe më shumë ,mbasi dyert e punësimit nga dita në ditë po bëhen hermetike……
Cilat janë punët kryesore që bëjnë sot emigrantët?

-Punët kryesore që bëjnë sot emigrantët janë ato të ndërtimit dhe të bujqësisë si dhe një numër i vogël bëjnë biznes….

Partia “Agimi i Artë” mbetet shqetësim për emigrantët, mendimi juaj?
-Agimi i Artë më tepër i ka problemet me emigrantë të kombësive të tjera dhe problemi i tyre qendror “largimi i të huajve” qëndron gjithnjë aktual në përballje të fortë me forcat politike dhe me një pjesë të mirë të qytetarëve grekë…..

Ambasada shqiptare në Athinë, a i ndihmon emigrantët?

-Personalisht nuk kam asnjë ankesë……përkundrazi jam shumë i kënaqur me pritjen e personelit të ambasadës gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve…..(vetëm për marrje vulash dhe ndonjë dokument tjetër).

Po shteti shqiptar, a paraqet interes për emigrantët. Po partitë politike si kanë reaguar në këtë periudhë?

– Për mendimin tim, mund të them që emigrantët nuk i mbështet shteti dhe jo me partitë të cilat kujtohen vetëm kur ka fushata dhe vënë në lëvizje shumë viktima… Politikanët i bien fyellit qesim

Pas 23 vjetësh në emigracion, si trajtohen emigrantët nga punëdhënësit grekë?

-Në krahasim me vitet e mëparshme ka një koncept tjetër për shqiptarët,një koncept shumë pozitiv dhe përkrahës, por individë të veçantë raciste ka…..një ndër faktorët e shumtë është që shumë emigrantë të ardhur në ato vite, për të fituar pikë ndaj grekëve i gënjenin vendshe, aq sa mbaj mend që një greku dikush i kishte thënë që në Shqipëri nuk kemi djathë…..

A do të vijnë emigrantët për votime?.
-Ka shumë emigrantë që duan të votojnë, sepse e ndjejnë, por ka edhe nga ata që futen në votime për të fituar diçka si dhe ka një numër të konsiderueshëm që janë indiferentë dhe të pakënaqur me marrëdhëniet me shtetin……..