Arben Duka/ E shkruar para se të fillonte kongresi

570
1. 
Ç’po këndon bilbili,
herët në mëngjes: 
“Zgjohu-more popull,
se kemi Kongres!
2. 
Gëzohu-o popull
dhe ti Shqipëri, 
se kemi Kongresin,
e Nënës Parti!
3. 
Shtatë vjet me radhë,
këtë ditë e pritëm
dhe ditën e sotme,
më në fund e mbërritëm!
4. 
Nuk duhet asnjë,
sot të flas si gore,
se Kongresi është,
vetëm për fitore!
5. 
Sot është një ditë,
tamam për t’u mburrur,
jo ditë për të sharë,
jo ditë për t’u sulur!
6. 
Kush s’do të shikojë,
i kanë plasur sytë,
se këtu janë bërë,
gjithë mrekullitë!
7. 
Populli ka dalë,
me kohë nga mjerimi,
ndaj e gjithë mirënjohja,
na shkon tek Edvini!
8. 
Na mbyti bollëku,
rilindi gëzimi,
ndaj e gjithë mirënjohja,
prapë shkon tek Edvini!
9. 
Me trifish u rrit,
niveli i jetesës,
se kjo s’është më kot,
Partia e Shpresës!
10. 
Drejtësi perfekte,
punë sa të duash,
një fjalë të keqe, 
për Ta s’mund ta thuash! 
11. 
Arsim ekselent,
si mundet ta gjuajmë
dhe pse gjysma jonë,
nuk dinë as të shkruajnë!
12. 
U ribë këtu,
krejt bonifikimi,
ndaj fushat e mbjella,
ngjajnë si qilimi!
13
Edhe mund të shajë,
ndonjë maskara,
po asnjë përmbytje,
këta vite s’ka!
14
Mbasi një pastrim,
ju bë Lazaratit,
nuk mbin më hashash,
në tokë të të Gjatit!
15
Ndaj rrini të gjithë,
në gaz e në këngë,
nuk ka servilizëm,
në Partinë Mëmë!
16
Në atë Parti,
është vrarë frika,
në nivel të lartë,
shkëlqen polemika!
17
Çfarë të dojë thotë,
këtu shoku Ben,
po njeri s’e shan,
nuk e fishkëllen!
18
Në kongres-patjetër,
ju mund të dëgjoni
dhe shifra pafund,
që dot s’i kuptoni!
19
E pse t’i kuptoni,
more ju ngjatë jeta,
po i tha Partia,
janë të vërteta!
20
Statistika radhë,
do ketë ç’ke me të,
se qindra të vrarë,
tani s’kemi më!
21
Po u fol për gjobat,
hiç mos e besoni,
në gjithë Europën,
ne jemi kampioni! 
22
Nëse dhe për taksat,
do flitet aty,
prapë e prapë ju them,
mos besojë njeri!
23
Ta thotë kush të dojë,
nuk duhet besuar,
se sistemi i taksave,
këtu ka dështuar!
24
Se neve e thamë,
këtë në fillim,
s’ka Partia Mëmë,
as dhe një dështim!
25
S’ka e s’do të ketë,
asnjë ditë kritike,
por këtu vepron,
një bandë mediatike!
26
Një bandë mediatike,
që s’i sheh fitoret,
që janë në fakt,
nga më madhështoret!
27
Mund të thonë ata,
që nuk morën teser,
që ikëm nga shiu
dhe ramë në breshër!
28. Se ikëm nga shiu,
det e kijamet,
dhe me Ramën ramë,
drejt e në xhenet!
29. Socialistja është,
shqiponja te retë,
ose siç thotë Majkua,
spektakël i vërtetë!
30. Dhe këtë spektakël,
do shohim tani,
Pandi do shpaloset,
si një komedi! 
Sigal