Arben DUKA / Ajo që mbars gjarpëri!

653
Sigal

Shqipëria ime,

Ç’ta ka gjetur tynë,

Po ngrenë përmendore,

Dhe për tradhtinë!

 

S’mjafton bulevardi,

Që u bë me bujë,

Se për poshtërsinë,

Duhet dhe statujë!

 

Do mbledhë Berisha,

Taksat e miletit,

Që të heqi harxhet,

Për mumien e mbretit!

 

Në një monument,

Do ta ngrejë zagarin,

Ismail Qemalit,

Dje i prishën varrin!

 

Shembën memorialin,

Që kish në Kaninë,

Një haber i mirë,

Për xhaxha Salinë!

 

Tek ai limit,

Nuk ka marrëzia,

Me helmin e gjarprit,

Mbarset historia?!

 

Tani po na dalin,

Ca “heronj” të rinj,

Ajo që mbars gjarpri,

Do mbjellë gjarpërinj!

 

Nga një gjë e keqe,

Gjë e mirë s’del kurrë,

Pse dhjasesh Sali,

Më ngadalë o burrë!

 

Më ngadalë o burrë,

Peng i mbretërisë,

Është fundi yt,

Jo i historisë!

 

Nga mendje të ftohta,

Ajo do rishkruhet,

S’mund ta lëmë për brezat,

Çorbën që gatuhet!

 

Nuk mund t’i helmojmë,

Dhe s’mund t’i gënjejmë,

Po s’thamë të vërtetën,

Për asgjë nuk vlejmë!