Arbana Osmani tregon kuptimin e emrin të djalit të saj…

739
Sigal

“100 Milion” solli jo pak informacione këtë herë.
E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur konkurrentë ishin vetë personazhet e njohur.

Arbana Osmani dhe Alban Dudushi, dy nga garuesit më të fortë këtë të diel, ia kanë dalë me sukses në shumicën e lojës. Një nga pyetjet ka konsistuar në vazhdimin e këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, e jo pa qëllim.

Jon quhet djali i vogël i Arbanës, ndërsa moderatorja ka shpjeguar pse ka bërë këtë zgjedhje. “Më pëlqen shumë kënga ‘Jon’, është e preferuara ime, më pëlqen deti Jon, më pëlqen emri Jon, prandaj vendosa ta quaja Jon”, është shprehur Osmani, ndërsa duket se Gjebrea është inspirimi i shprehur pas kësaj zgjedhje.

E në fakt, nuk mbetet në kategorinë e emrave të vjetër, përkundrazi, tingëllon po aq modern sa të tjerë që jemi mësuar të dëgjojmë së fundmi.