Anxhelina Dashi: Çdo femër është ebukur,por jo çdo femër është inteligjente

806
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja dhe Mis Elbasani 2013, Anxhelina Dashi: Më pëlqen të më thonë je një femër inteligjente . “Arma” ime më e fortë është karakteri

Ka qenë miss Elbasani 2013, më pas rrugët e modelingut vazhduan akoma me shumë duke përfaqësuar Shqipërinë ne disa shtete. Sot ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe një nga miset më inteligjente në Shqipëri.

– Si u ndjetë kur morët titullin, apo trofeun?

Ishte një emocion i madh kur unë u bëra “Mbretëresha e Shqipërisë”. Mora titullin si “Mis Beauty Albania 2013”, me pas triumfova si përfaqësuese e Shqipërisë ne Queen of Brillinncy international 2014

–  Kush u gëzua më shumë nga familja apo shoqëria?

Normal familja ime, me pas shoqëria

 Si lindi dëshira për të konkurruar si modele?

Ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri.

-Kush ju mbështeti më shumë, nëna apo babai?

Mbështetja ime më e madhe ka qenë mamaja ime, që më rri pranë në çdo rrugëtim

-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?

Udhërrëfyesit e mi janë prindërit që më mbështesin e më këshillojnë.

-Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?

Zgjuarsia, bukuria, korrektësia

-Përveç se modele, keni ndonjë profesion, apo hobi, që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?

Po kam, jam në universitet, dëshiroj një ditë të bëhem një psikologe dhe të ndihmoj njerëzit në nevojë.

-Kur keni frikë?

Jam e gatshme ti përballoj gjërat me lehtësi.

-Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?

S’ më pëlqejnë gënjeshtrat, më mirë them te vërtetën se sa një gënjeshtër të ‘zezë’

-Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?

Do ishte gjëja më e bukur që do bëja ne jetë.

– Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?

Çdo femër është e bukur por jo çdo femër është inteligjente, prandaj më pëlqen të më thonë je një femër inteligjente .

– Ndërroni shpesh ngjyrën e flokëve, nuk keni një ngjyrë stabile preferencë?

Po, hahaha. I ndërroj shpesh.

– Mendimi juaj për operacionet plastike?

S’ më pëlqejnë fare, janë thjesht “kukulla plastike”

– Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?

Makina Jaguar, parfumi D&G, ngjyra e bardhë

– A jeni xheloze ndaj shoqeve?

Xheloze? Jo për shoqet, i kam të gjitha s’ më mungon asgjë.

Por për shoqen e ngushtë, kur qëndron me vajzat e tjera ndonjë herë… hahaha

– Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?

Femra ka shumë “armë”, por unë do të përmendja “armën” time më të fortë e cila është karakteri i fortë.

-Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

Përbuzja, ofendimet etj …

-Keni bërë plazh nudo?

Hmmm, deri tani jo, më vonë si dihet… hahaha

Albert Z. ZHOLI