Anxhela Peza: Sot martesa mendohet vonë, planifikimi familjar edhe më vonë

870
Si ndikon në psikikën e një femre, bërja nënë në një moshë të re?
– Mosha e re e një nëne është një moshë, e cila asnjëherë nuk mund të thuash që kjo është mosha e duhur për t’u bërë nënë apo është një moshë tjetër. Nga kalvari i gjatë i studimeve të ndryshme të specialistëve, mjekëve, psikologëve dhe vetë studiuesve socialë, që merren me kulturën e një vendi ose traditën e tij, nuk mund të thuhet që nëna ka ekzaktësisht këtë moshë të duhur për të prindëruar dhe për të qenë i mirë me fëmijën e tij.
– Pse nënat në moshë të re kalojnë në depresion?
– Përballja më një surprizë, në këtë rast, të bërit mama ose dhe prej opinionit publik, i cili është shumë i rëndësishëm për ne. Të gjithë këto dyshime dhe paranoja të bëjnë që të stepesh dhe të mos shijosh pjesën e lumturisë e të qënurit një mami. Këto probleme kalohen me këshillat e një psikologu, por dhe me mbështetjen e prindërve. E rëndësishme është dhe ndihma e duhur, jo vetëm ekonomike, por dhe emocionale. Mbështetja morale dhe psikologjike superon mbi çdo pengesë.
-A është shoqëria ajo, e cila të largon kënaqësinë e të bërit nënë?
– Martesa mendohet në një moshë më të vonë sot. Planifikimi familjar, akoma më i vonë! Kjo gjë serviret nga media dhe shoqëria. Ne ulemi në kafe dhe paragjykojmë shumë. Ka njerëz që i thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë këto gjëra. Janë mendime që të vijnë dhe që u duhen bërë ballë. Nëse ia imponon mendimin dikujt në një mënyrë të vrullshme, e bën të stepet dhe të mos provojë emocionin e të bërit nënë.
Një këshillë për nënat e reja?
– Nëse hasni vështirësi në prindërim, nëse ndjeni reduktim të emocionit të të qenit nënë, krahasuar me atë që dëgjojmë nga mediat dhe filmat ose nuk e shikoni veten në të njëjtin piedestal që ti ke një emocion shumë të fortë për të provuar, konsultohuni me një specialist, psikolog ose të afërm. Ata do ta ndihmojnë për të kuptuar veten, dhe të rregullojnë marrëdhënien me fëmijën e sjellë në jetë. Të jesh një nënë e re s’është një hap prapa, dhe nuk do të thotë që të është mbyllur jeta. Jeta vazhdon dhe duhet të jesh kush do të jesh.
– Çfarë ju ngacmoi të realizonit studimin “Paraadoleshenca – Sfidat e prindërimit”, i cili është në bashkautorësi me Xhoji Jakaj? 
– Ne jemi të varur nga ana biologjike për mënyrën se si jemi të ndërtuar si individ, se si shkruhet informacioni që ne marrim nga nëna dhe nga pjesa tjetër e ambientit të jashtëm. Menduam të sjellim paraadoleshentin, i cili fillon nga 9 deri në 12 vjeç, ku e ndan një fije e hollë nga fillimi i moshës dhe adoleshencës. Ne kemi synuar për të treguar ndryshimet biologjike dhe psikologjike. Adoleshenca është vrull, zjarr, rebelim. Ti nuk mund ta menaxhosh dot adoleshentin që kërkon të jetë individualist. Ai ka kuptuar filozofinë e botës dhe ia del vetë mbanë. Prindërit e sotëm sjellin në jetë fëmijë për kënaqësi dhe sjellin fëmijë për të pasur një familje.
Problematikat e të rinjve, që shfaqen në këtë libër
Eksperimentimi me cigaren
Fenomen, i cili ndodh pak më herët tek djemtë, dhe pak më vonë tek vajzat. Djemtë e provojnë në moshën 10-13 vjeç. Këto janë eksperimentet e para që vijnë nga një burrë apo djalë më i madh në familje, shok ose kushëri. Duken abuzime të vogla, por realisht lënë gjurmë dhe stimuj. Theksohet se cigarja aplikohet tek-tuk. Sondazhet tregojnë se 30% e paraadoleshentëve 10-12 vjeç fillojnë të tymosin duhan vetëm për t’u dukur si të rritur. Duke ditur që vesi i duhanpirjes, përveç dëmeve psikologjike dhe fizike, krijon dhe problem në stilin e jetesës, është një fakt, se kush fillon duhanpirjen në këtë moshë të vogël, fillon varësinë ndaj saj.
Urrej lëndën
Nota negative e stimulon paraadoleshentin të mos e ketë dëshirë mësuesin e lëndës përkatëse. Jo të gjitha lëndët pëlqehen njëlloj, pasi jo të gjitha përvetësohen. Mundësitë janë të shumta, jo vetëm nga kapaciteti i paraadoleshentit, por dhe si ai e përçon lëndën tek nxënësit. Ndodh që mësuesi ka një metodë jo të përshtatshme për të gjithë. Autoriteti i tepërt të çon në marrëdhënie jo të mira me nxënësit.
Varësia teknologjike
A i kryen detyrat një fëmijë, nëse qëndron për orë të tëra në kompjuter ose celular? Tejkalimi i orëve me marrjen e mjeteve teknologjike, sjell mungesën e kreativitetit. Reduktimi i imagjinatës sjell agresitivet. Sa më pak TV, aq më e shëndetshme është për fëmijën tuaj. Efektet negative që sjell varësia ndaj teknologjisë: Dhimbja e kokës, lodhja fizike, dëmtime të lëkurës së fytyrës dhe probleme të qafës. Muskulatura e syve dëmtohet nëse qëndrimi është i gjatë dhe mbi të gjitha mbingarkon psikikën e njeriut për informacion stresues dhe të padobishëm.
Depresioni
Fëmijët në depresion, nuk e shprehin pakënaqësinë, por kanë probleme të ndryshme. Ndryshimi i sjelljes të bën të ditur se diçka nuk shkon, dhe kërkohet vëmendje për të ndryshuar situatën në mënyrë që të mos arrihet në përkeqësime gjatë rritjes.
Këpucët inteligjente nga Samsung
Kompanitë teknologjike duan që gjithçka që ju vishni të jetë inteligjente. Samsung po përpiqet të sjellë inteligjencën tek këmbët tuaj me këpucët inteligjente IOFIT. Këto këpucë do të përdoren për të monitoruar aktivitetin tuaj fizik. Ato nuk do të tregojnë vetëm sa hapa keni ecur, por do të analizojnë qendrën e gravitetit ndërsa ushtroheni, për t’ju dhënë një ide mbi qëndrimin tuaj. Secila këpucë ka një shollë që mat peshën, forcën e këmbës, qendrën e gravitetit, forcën e kontaktit me tokën etj. Ato janë të pajisur edhe me një bateri që zgjat deri në10 ditë, shkruan krokodili. Për momentin këpucët janë vetëm një prototip dhe Samsung po kërkon për kompani që merren me prodhimin e këpucëve që të përfshijë teknologjinë e saj tek këpucët. Një zëdhënës i Samsung-ut ka konfirmuar për mediat se po vazhdojnë me zhvillimin e këtij prototipi, dhe versionin e parë të tij do të shfaqin gjatë Kongresit Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Barcelonë.
Robotët do të lënë pa punë njerëzit
Avancimi i pajisjeve teknologjike pritet që të lënë pa punë një pjesë të madhe të popullsisë në botë për një periudhë kohore prej 30 vjetësh siç parashikohet. Ky paralajmërim vjen nga ekspertët të cilët thonë se njerëzit do të mbeten “jashtë loje” dhe të “padobishëm”. Në takimin e zakonshëm të Shoqatës amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), eksperti kompjuterik Moshe Vardi tha se makinat pa pilot mund të zëvendësojnë taksitë, dronët mund të zëvendësojnë postierët, ndërsa edhe punonjësit e seksit mund të mbeten pa punë falë zhvillime të reja me “robotët e seksit”. “Mendoj se në vitin 2020 do të mund të shohim një robot AI duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, një robot që pëlqen të debatojë për politikën. Nuk e besoj se do të fitojë, por besoj fuqishëm që deri në vitin 2028 robotët mund të jenë të përshtatshëm për ndonjë post politik, përfshirë edhe atë të presidentit të SHBA-ve”, deklaroi Zoltan Istvan. Istvan është duke kandiduar për Partinë Transhumaniste, që mbron kauza të tilla si intelegjenca aritificiale apo zgjatjen e jetës. Sipas Istvan, problemi më i madh me liderët është se janë egoistë, gjë që nuk ndodh me robotët.

Google Translate pasurohet edhe me 13 gjuhë të tjera
Google ka shtuar edhe 13 gjuhë të tjera në aplikacionin e saj të përkthimit. Në total, tani përdoruesit kanë mundësi që të përkthejnë në kohë reale në 103 gjuhë. Aplikacionin Translate të Google tani mund ta përdorin 99% e popullsisë në të gjithë botën. Me fjalë të tjera, rreth 120 milionë njerëz të rinj mund të përfitojnë nga ky shërbim. Gjuhët e shtuar nga Google përfshin galishten e Skocisë, gjuhën kurde, pashtu, xhosa, sindi, luksemburgisht, gjuhën frisiane, atë havajiane, shona, samoane, amharike, korsikiane dhe kirgize. Mendohet se në botë fliten rreth 7 mijë gjuhë të ndryshme, ndërsa 2 mijë prej tyre kanë më pak se 1 mijë folës.

Në Twitter vjen kërkimi për formatin GIF
Postimi në Twitter i fotos së një maceje që shtriqej apo një kërcimi, tashmë do të jetë më e thjeshtë. Mikroblogu ka nisur të vendosë një komandë “GIF”. Komanda për pamjet e animuara, ka si qëllim të kërkojë nëpërmjet fjalëve kyçe kategori të reagimeve të ndryshme, që nga “duartrokitje” deri tek “jam dakord”. Brenda javëve të ardhshme kjo komandë do të jetë në dispozicion të të gjithë përdoruese në nivel global si në faqen në internet të Twitter, qoftë në aplikacionin për iPhone, iPad dhe pajisjet Android. Ky kërkim frymëzohet nga Giphy dhe Riffsy, dy nga ‘arkivët’ më të mëdhenj të Gif në internet, që janë të njëjtat kompani pas formatit Gif në çatin e Facebook, Messenger. 
Inervistoi Klaudia Malaj
Sigal