Anxhela Martini nuk i qëndron dot larg pasionit!

Bukuroshja me origjinë shqiptare Anxhela Martini duket se nuk mund të qëndrojë larg pasionit të saj për modelimin.

Pak orë më parë ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga seti i saj më i fundit fotografik. 

Martini dukej mjaft seksi, ndërkohë që setin e ka realizuar në Kaliforni. Nuk dihet nëse këtë set Anxhela e ka realizuar vetëm për dëshirën e saj apo është duke punuar për ndonjë kompani të caktuar.