Antonio Gjonaj, aktori i filmit më të ri “Dashuria s’mjafton”…

1810
Sigal

Antonio Gjonaj, aktori më i ri i kinematografisë sonë është ndër emrat që shquhet për një profil artistik të tillë: Tepër i pasionuar që është jo vetëm shumë teknik, por edhe tepër i mprehtë në rolin që luan në filmin më të ri shqiptar, “Dashuria s’mjafton”, i cili ka filluar të shfaqet që mbrëmë në të gjitha kinematë shqiptare. Mbresëlënës është roli kryesor që luan aktori Antonio Gjonaj, i cili e përjeton filmin dhe përcjell momentet dramatike njëlloj sikur të ishte brenda një situate të vërtetë. Antonio e adhuron plot pasion aktrimin dhe që në moshë të vogël ka ëndërruar dhe menduar për kinematografinë, madje edhe pasioni e tij i hershëm është të shohë sa më shumë filma. Antonio ka si kryefjalë dëshirën dhe pasionin për profesionin e aktorit, jo vetëm kaq, por karakterizohet nga serioziteti profesional artistik me të cilin realizon rolin që i ishte besuar. Antonio tashmë ka si synim të bashkëpunojë edhe me regjisorë të tjerë në filma të ndryshëm shqiptarë apo të huaj. Filmi: “Dashuria s’mjafton” është një produksion me regji të Drilon Hoxhës, i cili është nga të paktët regjisorë në Shqipëri që ka sjellë një frymë të re me shumë profesionalizëm në Shqipëri. Antonio Gjonaj vjen posaçërisht nga Londra për të marrë pjesë në premierën e filmit: “Dashuria s’mjafton”. Antonio ka një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë aktorët e tjerë të filmit. Eleganca në rol dhe, jo vetëm profesionalizmi bëjnë Antonion një personazh të mrekullueshëm në këtë film. Filmi është shfaqur Premierë ditën e mërkurë dhe do të jetë prezent në të gjitha kinematë përgjatë gjithë kohës. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojmë suksese të mëtejshme aktorit profesionist dhe shumë të spikatur Antonio Gjonaj në rrugën e bukur të kinematografisë, pse jo nesër ta shohim dhe një yll të Hollivudit!