Antibiotikët humbin efektin. Sfida: Edhe viruset e lehta do na vrasin

560
Antibiotikët po humbasin efektin ndërkohë që infeksione të reja vdekjeprurëse po përhapen me shpejtësi në botë. Përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë dhënë alarmin se rezistenca ndaj antibiotikëve është rritur në përmasa alarmuese. Për të parandaluar përhapjen e viruseve dhe baktereve vdekjeprurëse po shihet mundësia e prodhimit të antibiotikëve të rinj. OBSH ka hartuar një listë të baktereve rezistente ndaj ilaçeve që përbëjnë kërcënimin më të madh për shëndetin e njeriut. Në krye të listës janë baktere të tilla si E. coli, e cila mund të shkaktojë infeksione vdekjeprurëse në gjak dhe pneumoni te pacientët me imunitet të dobët në spital. Lista do të diskutohet përpara takimit të G20 që do të mbahet këtë verë në Gjermani. Qëllimi është që të përqëndrohet vëmendja e qeverive në gjetjen e antibiotikëve të rinj për të luftuar infeksionet. Ekspertët hartuan listën duke shikuar nivelin aktual të rezistencës të medikamenteve, normat globale të vdekjes, përhapjen e infeksioneve të komuniteteve dhe barrën që sëmundjet shkaktojnë në sistemet shëndetësore.
Sigal