“Ansambli”, grupi arkitekturor britanik, është fitues i cmimit Turner Prize për vitin 2015

500
Ansambël, grupi arkitekturor britanik, është fitues i cmimit Turner Prize për vitin 2015, ndonëse nominimi i tyre nxiti një debat të hapur për gjendjen e cilësinë e artit bashkëkohor në Britani. Grupi me bazë në Londër ka thyer barrierat tradicionale mes artit dhe dizajnit me planet e rikonstruksionit të 10 shtëpive të stilit viktorian në distriktin Toxteth në Liverpool, në veri-perëndim të Anglisë. Ai projekt, bashkë me aventurën e sheshit të lojërave për fëmijët në qytetin skocez të Glasgoë, bëri që grupi në fjalë të fitojë vendin e parë në muajin maj të këtij viti, si grupi më i mirë i artit bashkëkohor në Britani.

“Është një suprizë e jashtëzakonshme” tha Joe Halligan, i cili qëndron jashtë ish fabrikës që sot shërben si studio për punët e tyre, në parkun olimpik në Stratford, Lindje të Londrës. “Që në nominim, punët tona shkaktuan një debat të fortë për artin dhe vendin që ai zë sot në jetën tona. Neve sna lejohet ta quajmë vehten arkitektë sepse asnjëri prej nesh nuk është plotësisht i kualifikuar. Përpara se ne të nominoheshim për këtë çmim, besoj se askush nuk na quante artistë” shpjegon Joe halligan.

Fran Edgerley, një prej kolegëve të tij shtoi:
“Është çmenduri. Asnjëri prej nesh nuk e kishte imagjinuar më parë që do të ishte pjesë e kësaj bote, e botës së artit”.
Çmimet Turner njihen si çmimet për zgjedhjet surprizë. Ato jepen cdo fillim dhjetori dhe jepen tradicionalisht që nga viti 1984, nismë e nisur nga një artist i panjohur në Britani. Sot këto çmime janë vërtet të rëndësishme për artistët, punimet artistike të të cilëve cilësohet trend në botën e artit por që mbulohen edhe nga kritika të vazhdueshme.
Sigal