Anna Karapici:Miqtë e mi më të mirë, Gay & Lesbike !

98

Intervista : Flet Gazetarja & Poetja Anna Karapici: “Dashuria të verbon ndaj jam e kujdesshme”

E re, por shumë e apasionuar me poezinë dhe gazetarinë. Ka filluar të shkruajë qysh në shkollën 9-vjeçare dhe për çdo ditë bashkëpunon me gazeta të ndryshme letrare, por dhe të tjera. Për ‘të, gazetaria dhe poezia janë pjesa më e bukur e jetës, ku njeriu përçon të fshehtat e zemrës.

Përshëndetje Anna, prej kohesh shkruani poezi apo shkrime të ndryshme. Ju lutem a mund të na flisni pak për veten?
Po, është e vërtet, kam kohë të gjatë që shkruaj. Është një pasion i fshehur deri më tani. Është një pjesë e jetës time, që së fundmi vendosa ta ndaj me ju.

Cilat janë studimet tuaja ?
Unë vazhdoj studimet e larta për Gjuhë të Huaja, në Universitetin Shtetëror të Tiranës . Por shkruaj në organe të ndryshme shtypi dhe lëvroj poezinë.

Të shkruarit për ju është pasion apo profesion?
Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qenë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit .

Kur ju lindi kjo dëshirë ?
Ka qenë një dëshirë e hershme e imja që së fundmi vendosa ta ndaj me ju .

Si nis dita për Annën?
Nis shumë bukur , me familjen time, duke i dhuruar atyre buzëqeshje dhe shumë dashuri e më pas impenjimet e ditës.

Na tregoni diçka për jetën tuaj sentimentale . A jeni e dashuruar?
Nuk kam kohë për dashuri! Dashuria do shumë impenjim, por do dhe moshë.

Si është mashkulli ideale për Annen dhe çfarë cilësish duhet të përmbushi Ai?
Sigurisht, një mashkull i shkolluar, modern & praktik

Jeni për martesë apo bashkëjetesë ?
Të dyja në kohën e duhur

Veshja juaj e preferuar ?
Veshja ime është gjithnjë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë pune, normalisht e veshur sport & praktike. Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne , sigurisht që, i përshtatem eventit.

Sa rëndësi i kushtoni pamjes tuaj ?
I kushtoj rëndësinë e duhur, sipas këndvështrimit tim.

Pro apo kundër kirurgjisë plastike?
Shumë Pro.

Pro apo kundër martesave gay ?
Totalisht që Pro, madje, kam shumë miq Gay & Lesbike!

Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike?
Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtrimeve të ndryshme për linjat & sigurisht, një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shumë perime dhe fruta.

Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush?
Padyshim që këngëtarja e njohur Nikita.

Pjata e preferuar e Annës?
Supa me perime & prodhimet e detit
Ku preferon t’i bësh pushimet?
Në det.

Marrëdhënia me cigaren & pijet alkoolike?
Nuk i preferoj aspak.

Cili është idhulli juaj në botën e televizionit & spektaklit ?
Do të veçoj këtu Modelin & Balerinin Hermes Nikaj.

Si e shikon veten pas disa vitesh?
Një femër të kompletuar & me një karrierë të suksesshme.