Ann Sieg: Si të bëheni të suksesshëm në një biznes të ri

2875
Sigal

Intervistë me milioneren amerikane të biznesit on-line, Ann Sieg

nga Arlis Alikaj

Ann Sieg, është emri më i përfolur, i çdo momenti kur vjen puna tek pasurimi nëpërmjet biznesit on-line, ose siç njihet ndryshe, punës nga shtëpia. Është një profesion i rrallë dhe që çdokush do ta donte. Ajo ka “korrur” me miliona dollarë amerikanë, nga kompani të ndryshme që operojnë “on -line” në të gjithë botën. Ajo që tashmë është konsideruar si fenomen nga mediat botërore, vjen sot tek ju, me një intervistë ekskluzive rreth saj. Në këtë intervistë Ann ju jep çelësin e sekretit të saj, sesi të bëheni të suksesshëm në një biznes të ri…

-Kush është Ann Sieg, na thoni disa fjalë rreth jush…

– Unë jetoj në Saint Paul, Minnesota SHBA me bashkëshortin tim Brian. E quaj veten fatlume të përfshihem bashkë me të dhe djalin tim të madh në kompaninë tone “80/20 Marketing, Inc”. Dua të theksoj se, të tre fëmijët e mi kanë punuar me mua që kur krijuam biznesin tonë familjar. Unë punoj tërësisht nga shtëpia dhe u shërbej bizneseve të vogla, të mesme dhe atyre të mëdha të marketingut on-line në mbarë botën. Jam, pra, trajnuese dhe menaxhere projektesh për biznesin. Kam hobi fitnesin, të lexuarit dhe të shkruarit. Menaxhimi është pasioni im më i madh. Menaxhoj 6 deri 7 projekte njëherazi. Kam një aftësi të çmuar që më ka falur natyra për të ngritur dhe punuar me grupe pune që zbatojnë përpikmërisht idetë e mia.

– Si arritët të jeni këtu ku jeni sot, një biznesmene e suksesshme?

– Falënderoj prindërit e mi që mundësuan arsimin tim bazë në një ndër shkollat më të mira. Babai im ishte një shkencëtar, fitova eksperiencë nga shpikjet e tij për të cilat ai mori licencë. Babai im ishte vazhdimisht duke gjetur dhe grumbulluar gjëra për krijimin e shpikjeve të tij të radhës. Mamaja ime ishte një mësuese dhe më mësoi mua për dashurinë që duhet të kisha për botën e librave dhe të edukohesha me qytetari. Por atributi imi më i madh që kam është të fokusohem në njohuritë e mia, të cilat sjellin idetë e mia të mëdha me gjërat me të cilat unë merrem. Unë ia dedikoj suksesin tim  20- vjeçar botës se, sportit, si një atlete dhe trajnere që kam qenë. Falë botës së sportit, unë zbulova se çfarë isha e aftë të bëja nëpërmjet një regjimi tim të strukturuar  dhe si trajnere unë rashë në dashuri me mësimdhënien. Unë mendoj për vizionet që kam, sesi ti arrij dhe pastaj unë gjej njerëz që i bëj anëtarë të skuadrës time që më ndihmojnë t’i bëj realitet qëllimet e mia. Kjo forcë drejtuese më bën të pandalshme. Fuqitë e mia kreative, përdoren më së miri kur jam në skuadër.

– Mund të na flisni për sfidat që keni hasur gjatë punës tuaj dhe si reagoni ndaj konkurrencës nëse keni?

– Unë kam shumëllojshmëri sfidash në punën time. Gjëja më e rëndësishme është të arrij të menaxhoj shëndetin mendor sa më shumë të mundem, pa patur parasysh faktorët e jashtëm. Zakonisht, bëj ushtrime për mendjen në mënyrë që të jem e përgatitur për situata të vështira në raste të ndryshme. E rëndësishme për mua si pronare dhe lidere e kompanisë time është shmangia e mendimeve tunduese të kundërshtarëve. Kjo është një e vërtetë për konkurrencën. Qëllimi im është të mësoj nga çdo situatë në mënyrë që ta përdor në të ardhmen. Ti mëson çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë. Kjo gjë të ndihmon shumë. Synoj të jem e qetë, e përqendruar dhe një lidere e lirë.

– Çfarë e bën biznesin tuaj unik?

– Ne jemi një familje e vetëpunësuar në biznesin tonë. Kjo bazohet në ëndrrën tonë, të cilën realitet, duke dhënë maksimumin. Më parë isha një shtëpiake e thjeshtë, merresha me 2 djemtë e mi të vegjël, i përgatisja ata për në shkollë dhe ndihmoja bashkëshortin tim në biznesin e tij si mekanik makinash. Qëllimi im kryesor, kur unë fillova biznesin e marketingut, ishte të mbaja sa më shumë burrin tim në shtëpi. Unë munda ta përmbush këtë qëllim në një rrugë fantastike! Si përfundim, unë e di që shërbej si një shembull i mirë për të gjithë ata që kanë ëndrra të mëdha dhe ambicie për t’i arrirë ato. Është diçka që mund të bëhet. Vlerat e familjes time zgjerohen edhe në kompaninë time, në stafin dhe në trajnerët e mi. Puna jonë është përtej të zakonshmes, ne e bëjmë me shumë dashuri dhe dedikim gjë të cilën shumica e njerëzve as nuk e presin nga një trajner i/këshillues i marketingut në internet. Unë besoj se kultura e të mësuarit është shumë domethënëse. Këtë gjë e shoh tek studentët e mi, të cilët, ndjehen të sigurt dhe të kompletuar në trajnimet tona ditore pasi ne u krijojmë shumë ambient motivues. Ne u drejtohemi atyre me shumë edukatë në metodat tona të trajnimit. Ne i edukojmë studentët tanë sipas parimit që ata të dinë pse iu shërbejnë këto njohuri që ne po ua mësojmë. Unë dua që ata të kuptojnë se çfarë janë duke bërë dhe pse po e bëjnë, në mënyrë që ata të jenë të vetë-disiplinuar dhe të edukohen vetë kur ne të mos jemi me këshilla pranë tyre! Ne shquhemi se dimë të krijojmë burime njerëzore nga më efikaset. Kjo është diçka që unë e adhuroj ta bëj dhe ilustrohet me filozofinë që unë kam përdorur në  rritjen e tre djemve të mi.

– Për çfarë bën fjalë konkretisht biznesi juaj…

– Unë u mësoj njerëzve si ta menaxhojnë biznesin e tyre on-line përmes metodës së joshjes së klientit, që të tërheqin sa më shumë klientë dhe t’i bëjnë produktet sa më të shitura. Jam autore e disa librave si “Epoka e Marketingut on-line” dhe “Këshilla për një Marketing Joshës”. Ne kemi pasur mbi 350 mijë lexues nga e gjithë bota sipas anketimeve të bëra. Këto dy libra të mi, shërbejnë si udhëzues sesi bizneset mund të thithin klientë. Kemi gjithashtu një manual trajnimi në internet me instruksione si dhe një metodologji edukative cilësore dhe një ambient modern. Ne ofrojmë asistencë të vazhdueshme nëpërmjet paketave tona interaktive  të programeve këshilluese, nga ku drejtuesit tanë ndjekin studentët hap pas hapi. I japim ndihmë studenteve ose pjesëmarrësve të trajnimit se si të krijojnë shitjet nga veprimtaria e biznesit në internet dhe si të gjenerojnë audiencën (publik-un) e ta konvertojnë nga lexues në klientë. Kemi seminare nëpërmjet videokonferencave me çdo pjesëmarrës. Pasi e implementojnë punën në internet ne kujdesemi që të arrijnë rezultate të mira dhe për këtë kemi me mijëra histori suksesi ku nga trajnimet që i kemi bërë dhe aplikuar në bizneset e tyre kanë fituar të ardhura me 6 dhe 7 shifra (+100.000 dollar $).

 – A mund të na thuash sesa shumë keni fituar deri më tani me anë të biznesit tuaj?

– Ne kemi shitur mbi 10.000.000$ nga produktet tona on-line, ku 4.000.000$ kanë qenë nga vetëm njëri prej produkteve tona, libri “The Renegade Network Marketer” (Epoka e Marketingut Online).

– Keni ndonjë projekt të afërm për të ardhmen?

– Po, aktualisht unë jam duke u marr me zhvillimin e një platforme që i ndihmon bizneset të tërheqin më shume klientë në internet. Plani im është ta rris platformën time nga kombëtare në ndërkombëtare. Di që ka shumë biznesmenë që kanë nevojë për ndihmën time.

– Sa kohë ju merr puna juaj çdo ditë? Mund të na përshkruani një ditë pune?

– Unë e filloj punën çdo ditë në orën 8 të mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes me përjashtimet e vakteve dhe diçkaje tjetër që mund të bëj në veçanti. Në fillim të ditës unë bëj shkrime personale ku mbaj shënime rreth punës time që shoqërohen më një ecje të lirë prej 20 minutash. Pastaj pjesa më e madhe e ditës kalon në kompjuter. Unë ndërveproj më mirë me punën time të shitjeve të reja të marketingut çdo ditë teksa kaloj e përshëndes njerëz ballë për ballë. Pastaj së bashku me bashkëshortin tim kalojmë 2 orë në darkë shplodhje. Kjo është pjesa ime e preferuar e ditës. Gjithashtu, shkoj dhe në palestër ose shëtitje përgjatë lumit kur gjej mundësinë e ndonjë pushimi të shkurtër gjatë ditës.

– Çfarë do të thotë “sukses” për ju personalisht?

– Unë, gjithashtu, si gjithë të tjerët, jetoj jetën në kushtet e mia duke ndjekur atë që është më e rëndësishme për mua. Por ndoshta suksesi më i madh i të gjithave është se, pavarësisht ulje-ngritjeve, unë ndjej kënaqësi me biznesin tim. Për mua, çfarë kuptimi do të kishte jeta, kur  punon shumë  bën para dhe në fund të fundit nuk je i lumtur? Për shembull, kur kam filluar biznesin tim unë vizatova një vijë në rërë dhe mendova me vete që kurrë s’do ta lë të pritet , që nënkuptonte se unë kurrë nuk do të lejoj  biznesin tim të ndërhyj në marrëdhëniet e mia familjare. Martesa vjen e para dhe biznesi i dyti. Kjo është arsyeja pse ajo është aq e mrekullueshme sepse punoj ditë për ditë me burrin tim. Së dyti, unë kam djalin tim më të madh edhe si partner të biznesit tim. Së fundi, është të jesh krenare në mjeshtërinë tënde. Është shumë e rëndësishme për mua dhe stafin tim që kemi dhënë më të mirën që mundemi.

 – Si mund të përcaktohet suksesi në fushën tuaj të biznesit?

– Në industrinë e biznesit on-line, ku unë ushtroj aktivitet duket se kryesisht suksesi “para” matet nga të ardhurat personale së bashku me udhëtimet që bën, shtëpinë e madhe dhe një makinë të bukur që duhet të kesh. Kjo është ajo që duhet të duket tek shumica. Unë, me dashje, nuk e përdor këtë lloj marketingu. Unë besoj se shumica e sipërmarrësve nuk  marrin parasysh punën e vështirë që duhet të bëjnë dhe të qëndrojnë sa më shumë në tryezën e tyre të punës. Kjo duhet të jetë suksesi më i madh për të gjithë, për të jetuar jetën në kushtet tuaja. Gjithçka ka një çmim, sipërmarrës si unë, janë më se të lumtur për të bërë punën e nevojshme për të arritur  atje me merita .

 – Keni qenë ndonjëherë në Europë, nëse jo do dëshironit ta vizitonit?

– Jo, unë nuk kam qenë ndonjëherë në Europë. Nuk kam ndonjë plan konkret për ta vizituar së afërmi ndonjë vend përveçse shoqërive të mia në Skoci. Teksa na lidh biznesi, nëse do ishte një ofertë tërheqëse, do të pranoja.

– Keni dhënë ndihmën tuaj nëpërmjet kontributit tuaj në ndonjë organizatë?

– Në të shkuarën kam mbështetur organizata që mbronin jetët e të palindurve, kundër abortit. Unë gjithashtu nuk lë jashtë vëmendjes time të rinjtë që te kuptojnë rëndësinë e ekonomisë së tregut të lirë. Unë jam mbështetëse e shkollës ekonomike në Austri dhe  sponsorizoj institucione të ndryshme, si p.sh organizatën Ludwic van Mises.

Dhe në fund për ta mbyllur, çfarë do sugjeroje për lexuesit tanë nëse ata planifikojnë për të filluar një biznes? Cila është gjëja më e rëndësishme ?

– Nëse ju filloni një biznes të ri, Ju, për të mirën tuaj, duhet të jeni shefi më  kërkues që ju keni pasur ndonjëherë. Ajo që unë shoh është se shumica e njerëzve nuk janë me të vërtetë të gatshëm për të zbatuar me përpikëri çka ata kërkojnë. Por kjo është e gjitha relative. Jini të përgatitur të punoni me orë të gjata dhe si ju do mësohen dhe të tjerët në mënyrë të pashmangshme! Fajëso veten për mungesën e suksesit tënd. Pjesa më e rëndësishme e një biznesi jeni ju. Pra, të jeni të përgatitur për të mësuar në një normë që ju kurrë nuk keni përjetuar më parë… Por kjo nuk funksionon në këtë mënyrë. Pra, të jetë i sigurt për të mësuar rregullat e marketingut në mënyrë që ju mund të merrni klientët që ju dëshironi. Pronarët e rinj të bizneseve mendojnë që bizneseve do t’ju bjerë suksesi nga qielli. Së fundmi, duhet që secili të punojë me pasion për atë që e shet. Nëse nuk e bën me pasion do të jetë e vështirë ta mirëmbash punën që duhet bërë.