Anila Kalleshi u nderua në Venecia me trofenë Beyond Success Award

680
Sigal

Konfederata Botërore e Biznesit, njeh përsosmërinë dhe cilësinë e punës së saj

Konfederata Botërore e Biznesit, njeh përsosmërinë dhe cilësinë e bizneseve në mbarë botën. Kjo Konfederatë zhvillon ceremoni të përvitshme në vende të ndryshme të botës. Në 28 prill 2014 në hotel Stucky Molino Hilton në Venecia u organizua Bizz Europa, në një ambient mjaft elegant, plot shije e sharm. Vizioni i kësaj Konfederate është vizioni i një organizate ndërkombëtare e cila bën përzgjedhjen e kompanive dhe bizneseve lider në mbarë botën duke pasur parasysh çfarë ofrojnë këto kompani: cilësinë, kualifikimet, rezultatet, përdorimi i teknologjisë më të avancuar dhe të qenurit gjithmonë i update-uar me më të rejat e fundit të shkencës dhe teknologjisë. Kjo ceremoni ka pjesëmarrës nga 98 vende të botës dhe një përfaqësuese e denjë nga Shqipëria ishte dhe Anila Kalleshi me qendrën e saj të mirënjohur tashmë dhe në arenën ndërkombëtare në luftën kundër mbipeshës e cila njihet si një ndër shkaktarët e dytë në botë për rastet më të mëdha të vdekjeve që shkakton. Çmimeve të shumta që Anila Kalleshi ka marrë në New York, Londër, Gjermani, Paris, Bruksel, Zyrih iu shtua dhe ky çmim sa fisnik po aq dhe prestigjioz. Anila Kalleshi tashmë është një anëtare Elite e Konfederatës Botërore të Biznesit. Po kështu dhe biznesi që ajo drejton tashmë disponon certifikatën CSR e njohur në të gjithë botën për cilësinë dhe shërbimet që ofron. Në këtë ceremoni Anila Kalleshi u nderua me trofene Beyond Suçess Award dhe certifikimet që mori ishin: Elite Member World Business Leader “World Leader Businessperson” “Excellence in Business Leadership”, “Excellence in Business Management”, “Excellence in Quality Management”, “Excellence in Marketing Management”,

Ja çfarë diete duhet të përdorni në muajin qershor

Anila Kalleshi/ DIETA ME TREGUES TË ULËT GLICEMIK

  Dita e parë

Mëngjesi : çaj jeshil, bukë e zezë, 1 copë djathë deleje

Dreka: sallatë me fara soje dhe limon, 2 kokrra vezë të ziera jo shumë, perime dhe thjerrëza me erëza, sallatë jeshile, 25 gr. bukë e zezë

Pasdite: komposto molle

Darka: sallate me lakër të kuqe, 1 fetë proshutë pa dhjam, pak fistiqe, 1 gotë kos pa yndyrë

Dita e dytë

 Mëngjesi : Lëng molle , drithëra me krunde dhe qumësht soje

Dreka: supe krem bizelesh, fileto merluci 100 gr, sallate jeshile, 25 gr. bukë e zezë

Pasdite: kumbulla dhe lajthi

Darka: copëza pule me salcë djegëse 100 gr, perime të stinës gjysmë të pjekura, 25 gr bukë e zezë, një copë djathë, 1 kokërr dardhë

Dita e tretë

Mëngjesi : 1 kokërr vezë e zier,25 gr bukë e zezë,çaj jeshil

Paradite : gjysmë kokrre qitro

Dreka: fileto viçi në zgarë 100 gr,makarona al dente me kërpudha, sallatë jeshile, kivi dhe qitro

Pasdite: fara tërshërë me çokollatë

Darka: supë me karrota, presh dhe selino të bardhë, salmon krudo, pure bizelesh 90 gr,25 gr bukë e zezë,1 lugë salcë kosi

Dita e katërt Mëngjesi : 1 fetë bukë thekre me 1 copë djathë dhie, 1 gotë lëng molle

Paradite : 1 portokall

Dreka: sardele të shoqëruara me gjethe dafine dhe erëza, pule me fasule të bardha, sallatë jeshile Pasdite: qitro dhe kivi

Darka: bollgur 90gr dhe sallatë domatesh, mish lepuri 100 gr në furrë me kërpudha e parmixhiano, 25 gr bukë e thekur, komposto me bajame, fistike e boronica

Dita e pestë

Mëngjesi : një vezë e zier , një fetë të thekur,lëng portokalli

Paradite : ½ banane Dreka: mish i bardhë pule 100 gr,kungull i mbushur me qepë e domate, sallatë me fasule të kuqe dhe speca

Pasdite: fruta të kuqe

Darka: supë me perime,25 gr. bukë e zezë, mish viçi me perime të stinës

Dita e gjashtë

Mëngjesi : kos me rrush të thatë, çaj jeshil

Paradite : 2 kajsi Dreka: mëlçi viçi, sallate perimesh, 1 fetë bukë e thekur

Pasdite: muesli-ushqim i përbërë nga tërshërë,fruta të freskëta dhe të thata

Darka: sallatë rukola, avokado, kastravec, ullinj, mashurka, fileto peshku në avull

Dita e shtatë

Mëngjesi : omëletë me një vezë, 1 një karotë te grirë dhe një kungull të njomë, 25 gr bukë e thekur

Paradite : komposto kumbulle të thata

Dreka: lulelakër, spinaq & brokoli të ziera shoqëruar me sallatë jeshile, krem karamel

Pasdite: lëng qitroje dhe kivi

Darka: ragu me mish qengji dhe domate gjysmë të pjekura, salcë kosi 1 lugë

E keqja e obezitetit

E keqja e obezitetit nuk është vetëm ana estetike. Ai krijon sëmundje dhe është kanosje për shumë sëmundje.  Bilanci i viktimave të obezitetit në botë është mjaft i frikshëm: 600 milion njerëz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sëmundje ishemike të zemrës dhe të arterieve të trurit. Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milionë njerëzve : 7 milion prej sëmundjes ishemike të zemrës, 5 milionë aksidentet vaskulare të trurit, 7 milionë nga hipertensioni, 7 milionë kanceri, 4 milionë të vdekur në vit i atribuohen diabetit, 4.4 milionë të vdekur në vit nga  hiper kolestroli. Duke iu referuar këtyre shifrave me plot gojë themi që kjo është një luftë e re botërore.

Sipas një ankete  26% e vajzave shqiptare vuajnë emocionalisht prej mbipeshës trupore, ndërsa  sipas  një studimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vite më parë, në Shqipëri vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet e vazave të gjakut dhe kancerit është rritur 40 %. Këto shifra tragjike si shkaktar kryesor njohin obezitetin.