Anila Kalleshi rrëmben në Las Vegas çmimin “Të jesh një legjendë”

864
Sigal

Anila Kalleshi sapo është kthyer nga Las Vegasi. Thellësisht e nderuar, e lumtur, krenare dhe e privilegjuar përpara vetes se saj, biznesit te saj, të gjithë klientëve te saj qe u ka shërbyer me devotshmëri, miqve dhe dashamirëseve të pafund që e vlerësojnë. Një çmim shumë special, pasoi morinë e pafund të çmimeve që ajo disponon: “Be a legend – të jesh një legjendë”. Kjo trofe iu dhurua në Hotel Caesars në Las Vegas – në 1 gusht 2015 nga World Confederation of Business (WORLDCOB) në ceremoninë e çmimeve ‘BIZZ AWARDS 2015’.

Në këtë ceremoni vlerësimi për ‘Anila Kalleshi’s Center’ për qendrën e saj të dobësimit ka qenë maksimal lidhur me rezultatet dhe arritjet e shkëlqyera në fushën e dobësimit. Lufta që Anila i ka shpallur kësaj pandemie që ka pushtuar mbarë botën natyrisht do të vlerësohej me ketë çmim maksimal. Pjesëmarrës nga e gjithë bota arritën të njihen me arritjet e një përfaqësueseje me vlera të pakrahasueshme në këtë epokë të globalizmit. Rezultatet e arritura, teknikat bashkëkohore, kualifikimi maksimal, dëshmitë pafund të klientëve ishin pikat e vetme që i dhanë ‘Anila Kalleshi’s Center’ këtë vlerësim maksimal. Ky çmim është një ndër vlerësimet më të larta nga WORLDCOB dhe mund ta kenë vetëm ato kompani që kanë ‘PEAK OF SUCCES AWARD’ dhe ‘BEYOND SUCCESS AWAaRD’.

Ceremonia prestigjioze kishte përzgjedhur nga 100 vende të botës – lider botëror të biznesit, të cilët referuan mbi eksperiencat, idetë dhe lidhjet globale të tyre me biznesin. Anila Kalleshi’s Center u vlerësua gjithashtu me certifikatën: “Lider botëror i biznesit” si dhe “Worldwide’s Excellence in Business Managment”. Me fjalimin që Anila mbajti në momentin që doli në podium i tregoi mbarë botës se shërbimi që ajo i ofron klientëve të saj padyshim është lufta që ajo i ka shpallur obezitetit – kësaj pandemie të shekullit. “E djeshmja nuk është e jona, të rikuperohet, por e nesërmja padyshim na përket vetëm ne, dhe zgjidhjet janë: Të fitojmë ose të humbasim” është fjala përmbyllëse e Anilës në këtë ceremoni çmimesh duke dhënë kështu një mesazh mjaft domethënës.