Anila Kalleshi: Femrat shqiptare ëndërrojnë shpesh intrigat dhe telenovelat, duke mos pasur punë të tjera

944
Sigal

PERSONAZH/ Flet dietologia Anila Kalleshi

-Ku do ti bëni pushimet verore?

 Këtë verë kam vendosur qe ti bej pushimet ne jug të Shqipërisë në Dhërmi

 – Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh?

Velipoja është plazhi ku unë kam kaluar 18 vitet e para te jetës time,shquhet për rërë te mrekullueshme dhe atmosfere te ngrohte miqësore, nje klime te mrekullueshme, por padyshim deti i Dhërmiut nuk ka te krahasuar

-Ju keni shumë shoqe politikane pse qëndroni larg politikës?

Kam qëndruar gjithmonë larg politikes dhe do t’i qëndroj besnike këtij parimi,pasi unë ipërkas te gjithëve me profesionin qe ushtroj. Kam shume miq nga te gjitha partitë, dhe absolutisht I vlerësoj për atë çfarë bëjnë, thjesht preferoj te mbaj raporte te mrekullueshme me te gjithë…Nuk kam prirje për politike, le t’ia le atyre qe dine ta bejne me mire ..

 -Cfarë do të lexoni këtë verë?

Natyrisht që i jam përkushtuar profesionit dhe kam përzgjedhur 2 libra te profesionit qe kam zgjedhur “The neë optium nutrition bible” nga Patrick Holford dhe “ FoodMatters”

 –      Cili është vendi që keni në plan për të vizituar?

Capri padyshim.

-Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?

 Ngjyrat fosforeshente zëne një vend mjaft te madh ne veshjet e rrobave te banjave ngjyra e lule shegës,e verdha e forte, ndërsa e bardha është fantazi me vete.

-Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës po frutat?

-Përpiqem qe nga vera te konsumoj sa me shume peshk dhe perime, frutat do te veçoja shalqi, pjepër te cilët kane pak kalori dhe na hidratojnë me se miri, pjeshke dhe kajsi, pa harruar rrushin I cili ka antioksidante te mrekullueshëm

 – Cila është pija e preferuar gjatë verës?

Preferoj kokteile frutash me akull –

A e duroni dot vapën?

E adhuroj këtë stine..kur isha me e re me dukej sikur gjithë vitin jetoja vetem per ato 3 muaj vere..e adhuroj kete stine,plazhin.

 -Më mirë në verë apo në dimër?

 Natyrisht ne vere…është e bekuar…ushqimet jane te mrekullueshme, dielli,deti gjithcka te krijojne nje relaks shpirti per te pergatitur pastaj per 9 muajt e tjere.

 – Në këtë stinë të pëlqen të udhëtosh me aeroplan apo me makinë?

 Me aeroplan mbaron pune shpejt dhe shkon ne destinacione te pa eksploruara mëe parë sa hap e mbyll sytë, me makine je me I përqendruar ,nuk është se shikon ndonjë gjë te madhe se pjesa me e madhe e udhëtimit ze periferi apo autostrada.

 –      A i keni për zemër udhëtimet vetëm?

–      Vetëm?! Jo ..nuk ka udhëtuar asnjëherë vetëm.

  – Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj?

Nëse do te jem me familjen time,nuk e kam problem ..ne te kundërt pa Franklin tim bir e kam shume te vështire..Para 3 vitesh isha ne Neë York dhe e prisha biletën 3 dite përpara afatit pasi me kishte marre malli për tim bir.

 – Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?

Me mikesha jam gjithë ditën pothuajse ,ndaj ora 8 na gjen te mbledhur te treve.

  – Çfarë sporti ushtroni në plazh?

Bej ecje ne breg te detit,not

 – Sa kohë qëndroni në diell?

 Përpiqem te përfitoj nga pjesa me e mire e rrezeve te diellit..mëngjes ora 8-11 dhe pasdite ora 17:00-19:00

– Kur zgjoheni në mëngjes?

Jam paksa gjumashe,ndaj preferoj qe ora 8 te me gjeje ne krevat. –

 Cili është ushqimi i mëngjesit?

Kos me muesli dhe fruta te grira

– Sa kohë zgjasin pushimet e verës?

Varet.. vitet tjera kam bere pushime 5 ditore çdo 2-3 jave

 -Po turizmin malor a e frekuentoni?

Fatkeqësisht jo edhe pse ka benefite te mrekullueshme..Razma , Thethi e Boga jane perlat e turizmit malor shqiptar.

 – Të pëlqen më shumë uji i kripur apo i ëmbël?

I kripuri padyshim

Në shëtitje ecni me këpucë apo me sandale?

Sandale me taka do te thonit…hahahaha fatkeqësisht i përdor edhe pse te them te drejtën nuk është se shëtis shume

– Kur është ora më e vështirë në verë?

Dreka, vape pafund.. – Para se të flini çfarë bëni? Dushin padyshim..me relakson dhe me bën te harroj gjithë impenjimet e ditës

 -A e ndërroni stilin e jetës në verë?

–deri diku përpiqem

 Bashkëshorti të përshatet në kërkesa apo të imponohet?

Kemi një maredhenie te shkëlqyer,e kuptojmë mjaft mire njeri-tjetrin. Shpesh here idetë dhe mendimet tona jane identike,ndaj nuk e kemi te vështire te vendosim

 – Shtrihesh në rërë apo në çarcaf?

shazllon

 – A i frekuentoni lëvizjet me jaht?

– I adhuroj, I kam frekuentuar dhe me pëlqejnë shume..me pëlqen te eksploroj dhe pse jo dhe ne det

 -Në plazh dëgjoni muzikë, lexoni apo luani në ujë? Lexoj,perpiqem te argëtohem

-Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?

Christian Dior shume te mëdha

 -A keni ndonjë peng? Peng?!

Joooo..nuk jam nga ato qe mund te jetoj me pengje..Nga jeta kam punuar shume per te marre maksimumin dhe besoj se ia kam arritur.

  -Vendet ku shkoni janë preferenca tuajat të djalit, apo bashkëshortit.

Unë jam ideatorja e përzgjedhjeve..gjithmonë pa harruar qe vendi te ketë muze kafshësh apo kopsht zoologjik afër pasi Frankli është I çmendur pas tyre

–      A ndihet e vlerësuar femra shqiptare sot, apo ende zotëron maskilizmi?

Besoj qe maskilizmi ka filluar te zbehet ne Shqiperi, Femra ka filluar te njohe dhe te vlerësoje aftesite e veta dhe te behet e ndërgjegjshme per potencialin qe ofron.

 –      Konkretisht me se merreni sot?

Po merrem me ca punime interesante për një tjetër botim..(sekret) –

 Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

Besoj pavaresia ekonomike, varesia qe i shkaktojne vetes me kafenete gjithe diten,apo humbja e kohes qe i ofrojne vetes me shikimin e telenovelave..Enderrojne shpesh intrigat dhe lojerat qe ju ofrojne keto telenovela, dhe duke mos patur pune te tjera mendojne se jeta eshte telenovela qe ato shohin