Anila Ahmataj: Roli i Kleoniqit, bashkëshortes së Ismail Qemalit, impresionues

103
Një vajzë tipike labe. Serioze, korrekte e dashuruar me artin dhe me aktivitetet me karakter artistiko-patriotik. Ka mbaruar dy fakultete dhe etja për dije është një ndër pasionet e saj. Por ajo që duhet të evidentohet është, se Anila është njëherazi dhe bashkëpunëtore e rregullt e gazetës “Telegraf” dhe “Labërisë”, por edhe moderuese e shumë aktiviteteve të shoqatës Labëria. Mes shumë shkrimeve, aktiviteteve, moderimeve, ajo që veçon Anila në jetën e saj është roli i Kleoniqit, bashkëshortes së babait të kombit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlorës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ku impresioni i saj ishte i jashtëzakonshëm
Pse ky kalim, ne disa fusha njëherazi, sociologji, filozofi!? Mos vallë për arsye ekonomike apo janë prirje në këto fusha? 
Një fjalë e urtë thotë: Më mirë të dish apo të kesh. Përgjigjja vjen njëherazi,më mirë të dish, sesa të kesh, sepse po të dish do të kesh,sepse po të kesh e të mos dish je i humbur. Edhe tek unë ka kombinuar sinteza e të diturit sidomos në kohen në të cilën jetojmë,duke ditur sa më shumë në çdo fushë të jetës je në gjendje të përballosh këtë larmi njohurish. Leku duhet për gjithçka por nuk është gjithçka,situata ekonomike që po kalon vendi ynë është e vështirë dje të gjithë përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme për të fituar të ardhura,në natyrën time dominon prirja për të shkruar, pasi kur shkruaj jam vetvetja dhe më pëlqen që sakrificat e mia të ndihmojnë sado pak shoqërinë, në të cilën jetojmë. 
Si do ta cilësonit edukimin universitar shqiptar, a është ai në nivelin e duhur? A ke mësuar ç’ka ke pasur si ide, në auditorët shqiptare të mësimdhënies? 
Mendimi im personal është se edukimi universitar është në nivelin mesatar, pasi ai vuan nga ujërat e tepërta në literaturat mësimdhënëse! Meritokracia në arsim është vlerë e shtuar në të gjitha fushat e jetës. 
A keni gjetur vetveten në profesion? 
Për të qenë e sinqertë, po them jo! Pasi është shumë e vështirë për gjithsecilin që ka mbaruar një degë të caktuar të gjej vendin që i takon kjo ka ndodhur edhe me mua por shpresa vdes e fundit! 
-Keni qenë pjesë e shtypit shqiptar në disa intervista dhe komente? Çfarë ka sjellë tek ju dëshira për të shkruar? 
Të shkruarit, për mua nuk është fobi! Unë shkruaj, sepse të shkruarit e kam të brendshëm dhe ndërmjet tij unë gjej mundësinë të marr dhe jap për shoqërinë. Të shkruash është mision i vështirë pasi je prezent në sytë e lexuesit dhe është ai që te jep vlershmin prandaj unë përpiqem që të shkruaj për një auditor të gjerë lexuesish për problemet që e shqetësojnë shoqërinë shqiptare. 
Gazetaria, në raport me profesionet e tjera, çfarë ka të veçantë? 
Profesioni i gazetarit në raport me profesionet e tjera ka një diferencë fondamentale e para se jo të gjithë dinë të shkruajnë dhe të shkruarit është privilegj, pasi një gazetar i mirë motivon shoqërinë për punë të mira e të vlefshme për atdheun të cilit ai i përket, së dyti ta shohësh emrin tënd poshtë një artikulli me vlera natyrisht të jep kënaqësinë e të qenit pjesë aktive e shoqërisë ku jeton.
Jeni një veprimtare e madhe? Keni marrë pjesë si moderatore në shumë aktivitete të shoqatës Labëria, kjo është shtysë brenda vetes apo një traditë familjare?
Unë jam labe dhe si e tillë jam krenare që i takoj kësaj krahine, traditat e lashta të Labërisë nuk i kanë shpëtuar traditës së familjes time,kush më mirë se një labe do ti evidentonte këto vlera tradicionale të një treve si Labëria. Të qenit moderatore s’do të thotë që është më e lehtë se gazetaria,gazetari përpara vetes ka letër dhe penë por nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun,e kundërta ndodhë me moderatorin e një aktiviteti artistik i cili është nën vëzhgimin e qindra syve.
Po, tani e ndjej veten më të sigurt dhe më të përgatitur në këtë rol. Çfarë keni përfituar nga këto aktivitete?
Përfitimi më i madh është se jam bërë person publik dhe kam tërhequr mbi vete kritika, sugjerime por edhe vlerësime për kapacitetet gazetareske që përfaqësoj.
A është e vlerësuar femra sot?
Kjo duket nga këndvështrimi që e shikon shoqëria shqiptare emancipimin e femrës sot, por në këndvështrimin tim personal ka akoma shumë për tu bërë për përfaqësimin e femrës shqiptare, si pjesë e barabartë me seksin mashkull, pasi maskilizmi në Shqipëri është akoma në pozita dominuese…
Ju keni dhe një rol në film, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, çfarë përbën për ty ky rol i një gruaje të rëndësishme në historinë e Shqipërisë?
Unë e kam ndier veten shumë krenare që mora pjesë ne interpretimin e njërës prej figurave, për të cilën historia ka folur shumë pak, siç është figura e Kleoniqit, bashkëshortja e babait të kombit shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora, impresioni është i jashtëzakonshëm. Skenaristi, duke par karakteret e mia personale dhe ngjashmërinë fizike ma besoi rolin, duke pasur besim se unë do ta realizoja më së miri. Figura e Kleoniqit zonjës së parë në historinë e Shqipërisë u realizua në filmin “Nëntori i Tretë”,ku në asnjë film tjetër nuk është prezantuar figura e këtij personaliteti që rinte përkrah një bashkëshorti, siç ishte Ismail Qemali. Sigurisht për mua që luaja për herë të parë në një film artistik dhe interpretoja figurën e kësaj gruaje, bashkëshorte, e kësaj nëne që historia i ka shumë borxhe, për evidentimin e vlerave të kësaj ikone që nga nacionaliteti nuk ishte shqiptare, por që u bë një nga figurat më te shquara shqiptare. Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunëtorët, për realizimin e filmit “Nëntori i Trete” për mua do të mbetet një nga emocionet më me vlerë, që unë do ta ruaj gjatë në kujtesën time!
Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 23.12.2015