Angelina Jolie tregon të vërtetën: U bëra aktore sepse duhet të paguaja…

693
Angelina Jolie është pa dyshim njëra ndër aktoret më të mëdha që ka parë bota. ka luajtur në qindra fila të suksesshëm e projekte të ndryshme teatrale, ndërsa është njëherësh edhe fituese e çmimit “Oscar”.
E njëjta ka treguar se kësaj rruge fillimisht i është futur punës me shpresën për të siguruar të ardhura më të mira. Jolie duket se nuk ka pasur qëllim që të bëhet aktore, por kësaj rruge i është hyrë për të paguar “faturat dhe borxhet” e nënës së saj, Marcheline Bertrand.
“E bëra për të ndihmuar nënën e ndjerë për të paguar tatimin dhe faturat e shtëpisë”, është shprehur Angelina në intervistën e saj më të fundit. Ndryshe, Angelina për vite me radhë e ka zhvilluar karrierën në partneritet me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Brad Pitt, me të cilin i dha fund martesës vitin që shkoi.
Sigal