Angelina Jolie ka shtuar disa kilogramë pas divorcit

560
Edhe pse thuhet se Angelina Jolie kishte humbur shumë peshë, pas një divorci dramatik nga Brad Pitt, imazhet e fundit tregojnë të kundërtën. Ishte thënë se ishte në rrezik për hospitalizim, meqë kishte rënë në vetëm 35 kilogramë. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, dhe kjo dëshmohet me fotot që janë bërë tri ditë më parë në Los Angeles.
Aktorja është fotografuar me binjakët Vivienne dhe Knox derisa po shëtiste dhe shkoi në një dyqan të ushqimit të shëndetshëm.
41 vjeçarja ishte veshur bukur dhe në fytyrën e saj, si gjithmonë, kishte syzet e pashmangshme të zeza.
Sigal