Angela Lalaj: Do të pozoja nudo, kundrejt një shume të majme !

1307
Sigal

INTERVISTA/  Flet Balerina & Top~Modelja, ish- Miss Angela Lalaj: Dashuria na mban gjallë!

 Ajo i ka arritur ato çka dëshiron një vajzë e re. E bukur, e zgjuar, inteligjente dhe mjaft praktike. Ecën e sigurt në jetë fal të gjitha këtyre cilësive që gëzon. Nuk është xheloze për konkurrueset, por ka një xhelozi profesionale brenda vetes. Sipas saj, duhet të jesh person i fortë për t’i mbijetuar thashethemeve dhe konkurrencës.

 Së fundmi keni publikuar setin tuaj më të ri fotografik, disa foto mjaft të nxehta. Më thoni ju lutem, cilët ishin bashkëpunëtorët ?

Po, e vërtetë, disa foto, të cilat u pëlqyen me të vërtetë nga publiku dhe komentet ishin pozitive. Fotot u realizuan nga fotografja e mirënjohur Fjoralba Maliqi, ku reklamova disa veshje dhe intimo.

  -Ç`është dashuria për ju?

Është gjithçka, ajo na mban gjallë.

 -Moda për ty është sakrificë apo privilegj?

Gjithmonë duhet të sakrifikojë dhe duke sakrifikuar jam e privilegjuar që kam mundësinë të udhëtoj nëpër botë, të mësoj për kultura të ndryshme, të takohem me njerëz fantastik etj. Sakrificë është edhe largimi im nga të dashurit e mi: familja dhe shoqëria. Janë rralluar pushimet e mia familjare, në ditëlindjet e tyre mungoj shumë herë ose, thjesht, më mungojnë ditët kur gjithçka ishte normale, si në kohën e fëmijërisë.

 -Cili është mashkulli ideal, sipas jush, çfarë cilësish duhet të ketë?

Ideali, pak vështirë për ta gjetur në ditët e sotme, por duhet të ketë zgjuarsinë, bukurinë & çiltërsinë.

–        Hobet e Angelës ?

–        Pasarela, Baleti, aktrimi & Tv.

–         A mbani dietë?

–        Dietë jo, regjim të balancuar ushqimor po.

 –         Sa është vështirë sot t’i mbijetosh tregut të modës?

–        Duhet të jesh person i fortë për t’i mbijetuar thashethemeve dhe konkurrencës. Bota e modës është jashtëzakonisht konkurruese.

–        Syzet që përdorini?

–        Koleksioni i fundit i Chopard.

– Parfumi i preferuar?

–        Aliene.

–        Ku i kryeni pushimet?

–        Brenda dhe jashtë Shqipërisë.

–        Shprehja e përdorshme?

–        Nejse, varja, hajt mo.

–        A jeni xheloze ndaj shoqeve të njëjtit profesion?

–        Aspak, pasi emri im është një ndër më të lakuarit.

–         Ke menduar të pozosh nudo?

–        Nëse do më bëhej një ofertë e mirë të hollash pse jo.

–         Pija e preferuar?

–        Sex on the beath.

–        Frutat e preferuara?

–        Portokalli, molla, shega etj..

–        Çfarë bëni në kohën e lirë?

–         Palestër & ushtrime të ndryshme për linjat.

–        -Kë lexoni më shumë gazetat apo revistat?

–         Të dyja i lexoj dhe i kam pjesë të pandashme timen, por gjithashtu edhe romanet.

–         Cili është idhulli juaj në botën e tv-së ?

–        Do të veçoja këtu Arian Çanin, një Show~Men i vërtetë.

–         -Për kë ke dobësi më shumë për mamin apo për babin?

–         Për të dy, prindërit janë pika ime e dobët.

–        A je ndjekëse e rregullt e telenovelave dhe pse?

–        Aspak, pasi nuk jam e përgatitur me kohën.