Andi Hushi Nuk kam asnjë paragjykim për modelet që pozojnë nudo

147
Një djalë shtatlartë & simpatik, ndoshta do ishin fjalët e duhura për të përshkruar dhe origjinën e suksesit të tij si model. Që në moshë të vogël ai ka qenë pjesë e kompeticioneve të ndryshme të modës, pasionit të tij. Andi e vazhdoi karrierën edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, duke mos u ndalur nga rivaliteti që ndeshet shpesh në këtë fushe. Linjat e përsosura dhe komunikimi i tij me pasarelat e kamerat, do ishin çelësi i rrugëtimit të gjatë në këtë profesion. Ai është një djalë i shkathët dhe i komunikueshëm, ndaj përveç modelingut, që është pasioni i tij më i madh, vazhdon studimet e larta universitare për Balet, një gërshetim perfekt i dy komunikimeve, fizik dhe ai verbal. 
-Si nisi karriera juaj si model ? 
Që në moshë të hershme më ka pëlqyer shumë baleti e modelingu dhe për këtë arsye i vura synim vetes që, në të ardhmen të bëhesha një model i suksesshëm. Gjithashtu gjej rastin të përshëndes edhe familjen time, në veçanti prindërit e mi të mrekullueshëm për suportin dhe përkrahjen e vazhdueshme. 
-Modelingun e shihni si profesionin e jetës apo si pasion të moshës ? 
Modelingu nis në të gjithë globin si një pasion. Koha më pas të tregon, nëse mund të kthehet në një profesion të mirëfilltë. Pra me shumë sakrifica, aplikim dhe pak fat, mund të kthehet në një profesion të shkëlqyer. Por edhe si pasion, le të themi që nuk është i keq. 
-Keni idhull ndonjë model/e që dëshironi të ndiqni gjurmët e tij ose të saj? 
Më pëlqen Angela Martini, më duket e adhurueshme, por nuk dua të ndjek gjurmët e askujt. 

-Ndërkaq, jemi kurioz të dimë, për çfarë studioni ? 
Vazhdoj studimet e larta universitare për Koreografi dhe paralelisht angazhohem në sfilata e evente të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë .
-Do të pozonit nudo ? 
Nuk kam asnjë kundërshtim për modelet që pozojnë nudo, është një zgjedhje e tyre, por unë vetë nuk do ta bëjë kurrë diçka të tillë. 
-Jeni i kënaqur me pagesat që merrni gjatë sfilatave ? 
Unë e bëj si një punë pas të cilës jam i dashuruar, por nuk mund të mohoj që edhe pagesat janë të kënaqshme. 
-Ju ka ndodhur ndonjë incident gjatë një sfilate, si ngatërrim radhe apo pengesë? Një modeli profesionist nuk mund t’i ndodhin gjëra të tilla…(qesh)
-Cila është pika më e fortë në fizikun tuaj ? 
Mendoj që eleganca ime është pika më e fortë. 

-Çfarë bëni në kohën tuaj të lirë ? 
Më pëlqen që kur kam kohë të lirë, t’i përkushtohem palestrës, mendoj që është një aktivitet tepër i mirë. – Jeta profesionale shkon mirë, po për atë private ç’mund të na thuash? Është po aq mirë? Jeta private shkon shumë mirë.