Andi Gaxholli – Dj Andi profesionist i vërtetë

1882
Sigal

Andi Gaxholli është një nga ata dixhej që janë ndër më të mirët e momentit, e për rrjedhojë edhe shumë të kërkuar. Andi Dj, aktualisht ka në planet e tij shumë projekte të larmishme muzikore që lidhen në radhë të parë me aftësitë e tij të veçanta si dixhej. Andi, edhe pse nuk ka shumë kohë që ushtron këtë profesion ka realizuar shumë aktivitete cilësore, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Kjo cilësi e tij ku ndërthuret talenti dhe përkushtimi ka bërë që Dj Andi të jetë i kërkuar nga të gjitha grupmoshat. Ai i luan të gjitha llojet e muzikave por muzikën popullore veçanërisht e luan me shumë pasion. Aktivitetet e Andit sa vijnë dhe shtohen, duke realizuar madje edhe me shumë profesionalizëm. Kjo është arsyeja që Andi si dixhej tejet i parapëlqyer dhe shumë profesionist, në sezonin e verës që sapo e gjejmë me një agjendë shumë të ngarkuar me veprimtari të shumta qoftë familjare apo të organizuara në vente të ndryshme që i ofron gama e vendeve ku mblidhen të rinjtë, por jo vetëm ata, sepse muzika dhe koloriti artistik i tij i drejtohet të gjithë moshave. Andi do të jetë i pranishëm edhe me shumë pjesëmarrje në aktivitete gjatë gjithë sezonit turistik edhe përgjatë vijës bregdetare. Me talentin e tij ka bërë shumë fansa për vete e si rrjedhojë puna e tij po merr në progresivitet dinamikën e pëlqyer. Andi Gaxholli ose siç njihet ndryshe Dj Andi shumë shpejt do të jetë i ftuar në një aktivitet madhor në Itali. Për Andi njeri mund të thuhen vetëm fjalë të mira, Dj Andi njihet si një djalë shumë miqësor dhe tejet korrekt me kolegët e tij. Ai falënderon Zotin dhe familjen e tij për sukseset që ka arritur duke u bërë një nga dixhej-ët më profesionistë dhe më të dashur të momentit. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojmë Andit suksese të mëtejshme dhe ne të shijojmë sukseset që do të arrijë përgjatë gjithë jetës së tij artistike.