Anastacia, performon live sonte në stadiumin “Qemal Stafa”

498
Këngëtarja e famshme amerikane, Anastacia, performon sonte në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Koncerti live i këngëtares së njohur vjen në vijim të turit të saj “Resurrection” në Europë. Është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e turit ndërkombëtar promovues të një artisteje të përmasave të tilla. Koncerti i saj në Tiranë do të nisë sonte në ora 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ku Anastacia do të ndalet pas koncertit të Austrisë. Është pikërisht “Living Room Albania”, që pas më shumë se 45 koncerteve dhe eventeve të organizuara në Tiranë sjell edhe divën e popit, Anastacia. Ashtu si edhe në qytetet më të mëdha të Europës, edhe në Tiranë, Anastacia ka përgatitur një sërë performancash koreografike për të shoqëruar këngët e albumit që do të prezantojë.
Sigal