Amina Shena: Të jesh e bukur të ndihmon, por nuk është arma kryesore për të ecur në jetë

1744
Karrierën si modele e ka filluar që në moshën 15-vjeçare. Ka sfiluar dhe pozuar për firma te ndryshme, kalendarë, reklama. Në vitin 2009 mori pjesë në një konkurs bukurie, ku u vlerësua me çmimin “Miss queen of the Europe” dhe “Miss fotozhenia”. Së fundmi ka qenë pjesë e një formati televiziv.
Në sa sfilata keni marrë pjesë dhe si e kujtoni sfilatën tuaj të parë ?
Unë kam qenë pjesëmarrëse në shumë sfilata.
Sfilata ime e parë ka qenë në vitin 2009, ku unë kam qenë vetëm 15 vjeç dhe në këtë sfilatë dola si modelja me e duartrokitur.
-Cilat janë sfilatat më të preferuara në botën e modelingut për ju?
Mua më pëlqejnë të gjitha sfilatat, por do të veçoja sfilatat e “Victoria Secret “.
-Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, a ndihet konkurrenca dhe sa e ndershme është kjo konkurrencë?
Unë deri tani nuk e kam ndjerë konkurrencën.
-Cilat janë pikat e tua më të forta si modele? 
Bëhem njësh me aparatin. Jam shumë ekspresive dhe mendoj që sytë janë tipari që më veçon nga të tjerat.
-Imazh i kujt firme do të preferonit të ishit? 
Imazhi i Versace edhe DG nuk do ishte keq.
– Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë? 
Në Shqipëri fatkeqësisht bota e modelingut është ende në hapat e para, kjo është arsyeja se nuk ka shumë mbështetje, por jo se mungojnë talentet dhe dëshira për të zhvilluar modelingun.
-Çdo të thotë te jesh e bukur dhe nëse ndihesh e tillë, cili është koncepti juaj lidhur me bukurinë? 
Bukuria pa zgjuarsinë është pa vlerë për mua. Të jesh e bukur të ndihmon, por nuk është arma kryesore për të ecur në jetë .
-Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike?
Në veshjet e përditshme do të preferoja një veshje sportive, ndërsa për raste, normalisht diçka klasike.
-Cilat janë synimet tuaja?
Synimet e mia janë që të arrij të bëhem e famshme dhe në arenën ndërkombëtare aty.
-A jeni e dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë?
Natyrisht jam e dashuruar dhe mendoj që dashuria është diçka sublime, ndjenja me e bukur, një marrëdhënie dypalëshe që shkrihet në një trup të vetëm.
-Ku i bëtë pushimet verore ?
Pushimet verore i bëra në Dhërmi. Adhuroj kaltërsinë e detit Jon dhe mrekullitë që na ofron Riviera Shqiptare, sepse është një vend i bukur dhe më pëlqen .
-Më mirë në dimër apo në verë? 
Çdo stinë ka bukurin e vet, por mua me pëlqen me shumë vera.
Sigal