Ambasada Franceze, konferencë për Festën e Muzikës në Shqipëri

506
Sigal

Sot në orën 10:30 në Qendrën TEN, Ambasada e Francës, mban një konferencë për shtyp në lidhje me aktivitetet e Festës së Muzikës, e cila organizohet në Tiranë dhe në disa qytete të vendit nga Bashkia e Tiranës, Bashkitë e qyteteve dhe Ambasada e Francës.

 Festa e muzikës në Tiranë

Ambasada e Francës, Bashkia Tiranë dhe Aleanca Franceze e Tiranës, propozojnë këtë vit një festë të muzikës veçanërisht të mbushur më koncerte të organizuara në të gjithë qytetin dhe shumë parada muzikore në rrugët e Tiranës ! Kompania Capillotractée, e ftuar nga Aleanca Franceze e Tiranës, do të prezantojë spektaklin e saj “Engrenage”, një paradë muzikore marramendëse për një “DJ” dhe katër akrobatë. Nga ana tjetër, banda filarmonike nga Korfuzi “Philarmonic Band of Sinarades Corfu”, do të përshkojë rrugët për t’ a përhapur festën e muzikës në të gjithë qytetin. Shumë skena do të instalohen në lagje të ndryshme të qytetit dhe të hapura për të gjithë muzikantët. Festa e Muzikës ka për qëllim të promovojë muzikën në dy mënyra. Nën sloganin homofonik të emrit të saj, “Bëni muzikë”! Ajo inkurajon muzikantët amator të luajnë muzikë vullnetarisht në rrugë dhe hapësira publike. Falë organizimit të shumë koncerteve falas, për amatorët por edhe profesionistët, kjo festë i  jep mundësinë një publiku të gjerë të shijojë muzikë të të gjitha llojeve dhe origjinave (muzikë klasike, xhaz, rrok, muzikë botërore, tradicionale, etj.) edhe muzikë të kënduar në të gjitha gjuhët.