Amal e George Clooney “birësojnë” djaloshin iraken

664
Sigal

Amal dhe George Clooney janë një prej çifteve më të përfolur të botës së spektaklit. Ajo është një avokate e përkushtuar në betejën për të drejtat e njeriut, ndërsa ai një yll i kinemasë.

Por këtë herë çifti Clooney janë në faqet e para të gazetave për një tjetër arsye, që lidhet me zemërgjerësinë dhe bamirësinë. Amal dhe George vendosën të “birësonin” një student irakian, në arrati nga terrori i ISIS, duke e strehuar në vilën e tyre në SHBA dhe duke i dhënë mundësinë të studiojë në Universitetin e Chicagos.

Zonja Clooney, një avokate britanike me origjinë libaneze, mbron të drejtat e grave të minoritetit Yazidi’, të përdorura nga terroristët e ISIS si skllave seksi. Pikërisht aty asaj i tërhoqi vëmendjen djaloshi irakian. Pavarësisht asaj që ka pësuar, ai kërkon drejtësi jo hakmarrje, tha Amal Clooney.

Amal dhe George Clooney janë të martuar prej 4 vjetësh dhe kanë dy fëmijë, binjakët Ella dhe Alexander.