Amal dhe George Clooney bëhen prindër për herë të parë, vijnë në jetë binjakët

161
Amal dhe George Clooney behen prindër për herë të parë. Bashkëshortja e aktorit të njohur ka sjellë në jetë ditën e sotme binjakët, të cilët janë pagëzuar me emrat Ella dhe Alexander Clooney.
Ҫifti, i cili ditët e fundit kishin anuluar ҫdo aktivitet artistik për të pritur në jetë fëmiët e tyre të parë, janë shumë të lumtur. Siҫ mësohet nga mediat ndërkombëtare, Amal gëzon shëndet të mirë së bashku me të sapoardhurit në jetë, vajzë edhe djalë.
Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja People. “Aktori 56-vjeҫar George dhe 39-vjeҫarja Amal, bashkë me familjarët e tyre janë të gjithë shumë të lumtur”- thotë një burim për revistën People.