Alida Hisku: Syri i shqiptarit tashmë nuk duhet të shikojë kurrë nga arma, por nga libri

626
Sigal

Një bisedë miqësore jashtë pyetjeve rreth profesionit, me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku

Bisedat e mia me Alidën për mëse 16 vjet janë të përditshme me anë të cel, viber, FB, e-mail  etj.. Te kjo këngëtare gjej portretizimin  më sinjifikativ të femrës shqiptare, e fortë dhe e brishtë, e sertë dhe e dashur, vitale dhe kërkuese, punëtore e thjeshtë dhe këngëtare e madhe, nevrike dhe e qetë, por mbi të gjitha një shqiptare e madhe. Ndoshta do të jetë nj rast i rrallë që një grua shqiptare e martuar me një Profesor gjerman në fushën e okulistikës, të jetë aq e dashuruar me atdheun dhe pse ka rreth 26 vjet larg në Gjermaninë e ftohtë. Me ter fëmijë ajo flet shqip madje dhe vajzës emrin ja ka vendosur me domethënie shqiptare Alina, që tingëllon bukur. Në shtëpi flet gjithmonë shqip, me fëmijët vetëm shqip dhe mund të them se dhe Tomi, bashkëshorti ka mësuar shumë fjalë shqip. Ka vite që Alida ka marrë një lokal dhe atë lokal dhe hotel ajo e ka lyer vetë, e ka rregulluar vetë së brendshmi, duke suvatuar vetë, gatuan vetë me kuzhinë shqiptare sigurisht dhe disa orë në këtë lokal-hotel- këndon dy orë këngë shqiptare. Në çdo televizion që ftohet për vetë aktivitetin e madh si ambasadore e vetëdëshiruar lëvizëse shqiptare, ajo flet për Shqipërinë, propagandon bukurinë dhe resurset e saj si dhe bën prezente  se çfarë ofron Shqipëria. Dhe pse me tërë fëmijë dhe pse administron një lokal, patjetër ajo do gjejë kohë të vijë në Shqipëri, pasi këtu merr adrenalinën e munguar që e shfrytëzon në Gjermaninë e ftohtë. Në çantë, në veshje, në çelësa, kudo ajo do të mbajë sende dhe veshje me simbole shqiptare. Tani shishet e saj me mesazhe të hedhura nga korçierët e disa vendeve Evropiane ndoshta kanë pushtuar botën, pasi ato i kanë kaluar të 100 shishet. Në ‘to ka mesazhe për Shqipërinë dhe brenda simbole shqiptare.

  Këtë radhë s’të lanë televizionet, të zunë me radhë. Si u ndjeve?

Erdha për pushime në fakt. Ti e di shumë mirë që është muaji i pushimit për mua tetori. Por u lodha. S’e di se si më kapën të gjithë. Një intervistë te një televizion të nesërmen ftesa të panumërta. Më vinte keq tua prishja. Gazetari kërkon, gjurmon, do diçka ndryshe dhe mbase duke qenë për vite larg dhe vij njëherë në vit në Shqipëri ndoshta nuk jam konsumuar në përditshmëri. Por kërkesat këtë radhë i kaluan parashikimet, ku pas disa ditëve u detyrova të mbyllja celularin dhe të shkoja me të afërmit në Durrës. Më duket se do përsërisja veten dhe këtë s’e pranoj. Ka një limit çdo bisedë apo intervistë pasi pyetjet e përsëritura, kur ike, me kë ike, sa vite ke jashtë etj janë tejet ët konsumuara. Sot kërkohen gjerë të tjera, integrimi, vetëbesimi, përparimi, bashkëjetesa mlutietnike, rregullat e lojës në një shoqëri demokratike etj.. Këto duhet të jenë në fokusin e çdo problematike televizive apo shkrimet e gazetarëve. Sot Shqipëria ka shumë probleme, si papunësia, varfëria, rendi, pozicionimet e pamerituara në administratë, rrugët e nde në mëshirë ta fatit, rendi që po vendoste etj.. Këto dua të jenë pjesë dhe në bisedat e mia televizive.

 Si e gjete këtë vit Shqipërinë?

Më mirë. Dua të theksoj se ndihem mirë që sot Kryeministër në Shqipëri është një artist, një njeri nga familje artistësh, vizionar. Nuk e di se si do vazhdoj, por e them me bindje që sot Rama po punon, ka vizion dhe po bën ndryshime drastike. Po shoh ndryshime. Dikush më tha se po prishen shumë lokale. Dhe unë i thashë : E drejtë janë prishur dhe po prishen dhe duhet të prishen. S’do të isha dakort nëse do prisheshin nëse janë bërë me leje konform rregullave dhe konform ligjeve të urbanistikës, por kur sheh se i kanë ngushtuar rrugët sikur do kalojnë karroca dore, apo sikur do kalojnë bagëtitë, them se është e drejtë. Në fillim duket sikur po bëhet hataja, por pas disa ditësh kur shumë familje marrin frymë, kur lëvizet lirisht, kur shihet se po rregullohet ambienti, atëherë mendimi ndryshon. Por Shqipëria po ndryshon edhe në formë edhe në përmbajtje. Po zbatohen dhe po vendosen ligje të rrepta të domosdoshme.  Dhe qëllimi im i radhës në atdhe është të shoh se si ecën vendi im, si përparon, si zhvillohet, si po i bashkohet Europës. Nuk kanë asgjë më shumë kombet apo shtetet e tjera vetëm se kanë më shumë disiplinë dhe rregulla. N.q.s ekzzistojnë këto atëherë arrihet çdo gjë. Ne duhet të tregohemi se jemi një komb i lashtë me cilësi dhe virtyte që me të vërtetë duhen vlerësuar. Por ai duhet të këmbënguli tek shteti i së drejtës. Ndryshon shteti i së drejtës nga shteti ligjor. Ligje ka shumë, bëhen shumë, ndryshohen shumë, por ato duhet të zbatohen drejt.

 Si mund të zbatohet shteti i së drejtës?

Me luftë kundër korrupsionit, kundër vjedhjeve, kundër drogës. Të sekuestrohen pasuritë e të dyshuarve. Eshët fare lehtë. Ku i gjen x person makinën 200 mijë euro, apo shtëpitë luksoze në disa vende të Shqipërisë? Është fare e lehtë të gjendet. Po të jetë dëshira e mirë, shteti i së drejtës vendoset thjeshtë.  Kontrolli financiar duhet të fillojë nga politikanët. Si ka mundësi që shumë politikanë kanë vila, makina luksoze, shëtisin në gjithë botën kur rroga e tyre është mjaft simbolike në raport me shpenzimet e luksit?

 Çfarë vë re më shumë kur je në Shqipëri nëpër biseda të ndryshme?

Vë re atë që se ne merremi shumë me politikë. Madje, dhe fëmijët kur shohin “x” apo “y” politikanë pozicionohen menjëherë. Edhe fëmijët merren me politikë, kur duhet të merren me lodra, me mësime, me përralla. Për më tej çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë kafenetë i sheh plotë, plotë. Habitem. Aty ku banoj as i mendoj kafenetë plot paradite, aq më tepër ditët e javës. Në çdo bisedë që kam bërë kur jam ulur, me miq, shoqe, me të afërm, gjysma e bisedës do të bëhet për politikë. Madje, arrihet deri aty sa edhe të ngarrohen me fjalë. Simpatizantë fanatik të njërës parti apo të tjetrës ashtu sikundër të një “x” apo “y” politikani. Gjithkush, di gjithë jetën e politikanëve dhe mendojnë se jetën e tyre e kanë në dorë ata dhe vetëm ata, politikanët. Ëndrra ime të shkurtohen disnivelet ekonomike midis njerëzve. Këtu ka njerëz që ende marrin bukë me borxhe, ka njerëz që flenë pa ngrënë bukë. Ka fëmijë që nuk gëzojnë lodrat, etj.. Këto probleme nuk ekzistojnë në Europë pasi të gjithë familjet e varfra kanë asistencë dhe jetojnë në kushte normale. Kjo as që mund të mendohet sot në Shqipëri. Sot populli shqiptar më duket i varfër si në luftë. Ata që morën lekët në piramidat e 1997 e çuan popullin tonë në kafene. Syri i shqiptarit tashmë nuk duhet të shikojë kurrë nga arma, por nga libri. Lekët e çdo shqiptari të vijnë nga puna dhe jo nga droga.

 Ju tashmë administroni një lokal-hotel tuajin në Gjemani. Si ju duket vetja si administratore?

Lokali që unë kam kërkon një punë pa pushim. Deri sa të arrija në hapjen e tij, duheshin bërë shumë meremetime të brendshme dhe lyerje të cilat donin muaj të tërë me punë. Dhe ju s’mund ta besoni, por edhe ato pjesë të suvasë që kishin rënë edhe lyerjen që ishte e domosdoshme unë e kam bërë vetë. Me imagjinatë dhe duke parë këto punë nuk përtova. Duhet të dish se ato punë meremetime dhe lyeje kërkonin mijëra eruo. Them mijëra pasi zanatçiu aty paguhet shumë. Pra m’u desh të bëja punën edhe të muratores, por edhe të bojaxhiut. Këto punë i bëra me shumë dashuri, ishte një eksperiencë e bukur, shumë interesante, por edhe e lodhshme. Por e bëra me shuam dashuri dhe me shumë dëshirë. Por për më tej duhet mbajtur, duhet pastruar, por edhe duhet gatuar. Mund të them se pjesën më të madhe të kuzhinës e bëj vetë. Pra gatuaj vetë gjellë tradicionale shqiptare që tashmë frekuentuesit e lokalit tim i pëlqejnë shumë. Mund të them se pjesën dërrmuese të gjellëve në restorant i gatuaj vetë. Gjellë tradicionale shqiptare, por edhe gjermane. Një miks që funksionon shumë bukur.

 Kënga pjesë e lokalit. A këndon Alida?

 Sigurisht. Ju do të thoni që edhe gatuaj. Por unë gatimet i bëj më parë. Afër mbrëmjes thuajse i kam bërë gati gatimet shqiptare sa vjen kuzhinierja gjermane. Gjatë darkës unë këndoj rreth dy orë, këngë shqiptare vetëm këngë shqiptare. Kjo tashmë është bërë si zakon aty. Klientët tanë janë të njohur se çfarë i ofron lokali ynë. Kënga shqiptare është bërë e pëlqyeshme dhe shumë e dashur. Ndërsa për këngët gjermane ftoj këngëtarë të ndryshëm nga krahina të ndryshme. Pra, gjatë gjithë mbrëmjes bëhet gërshetimi i këngës  shqiptare me këngën gjermane. Kalon një mbrëmje shumë harmonike, dy gjuhë të ndryshme pro me muzikë që pëlqehen nga të gjithë. Ndoshta se besoni, por ka raste që këngët shqiptare kthehen disa herë. Kryesisht këngët e muzikës së lehtë janë më të pëlqyerat.

  Ju në çdo lëvizje me vapor apo me kroçerë, hidhni në det shishet e lajmësit, e mesazheve. Çfarë janë për ju këto shishe dhe kur e keni filluar këtë hob?

 Unë këtë hob e kam filluar qysh në vitin 1993, kur kam bërë lëvizjen e parë me det me një vapor gjerman në brigjet e Europës Perëndimore. Ishte një ide që më lindi rastësisht, kur gjatë lëvizjes në det shikoja shishe të ndryshme që notonin në ujë. Shishen e parë e kam hedhur në këtë vit, ku brenda kam shkruar një fjalë të urtë shqiptare: “Duajeni atdhenë, si shqiponja folenë”. Kjo ishte shishja lajmëtare e parë, ku në fund shkruajta emrin dhe Albania. Sa herë marr udhëtime detare patjetër do të hedh në det shishe të tilla me mesazh të qartë. Dhe gjithmonë në letër shkruaj një fjalë të urtë shqiptare dhe patjetër emrin e bukur Albania. Deri sot për 31 vjet mund të kem hedhur rreth 200 shishe. Ato besoj kanë shkuar në të katër anët e globit, pasi e tillë ka qenë shpërndarja e tyre. Kushdo që do t’i marrë në duar dhe do t’i hapë do të marrë në duar një copëz Shqipërie.

 Ju jeni pjesë e shumë aktiviteteve kulturore me Shoqatën Gruaja Shqiptare në botë. Cili është qëllimi i kësaj shoqate dhe çfarë përcjell puna juaj këtu?

Ne kemi zhvilluar aktivitete kulturore thuajse në të gjithë Europën. Qëllimi ynë apo dhe i imi personal është që të propagandojmë vlerat e gruas shqiptare nëpërmjet artit. Gratë apo femrat shqiptare janë ato, të cilat, sot, kanë pushtuar skenat e botës në opera, këngë lirike, si balerina, si modele, si intelektuale, si biznesmenë. Por ne këmbëngulim më shumë në art, pasi arti, kultura kanë shumë interes publik në Europë. Ne po i bëjmë prezent arritjet tona, ku theksojmë me mburrje se jemi ndër më të spikaturat në botë në fushën e artit dhe të kulturës, sopranot, mexosopranot, modelet tona, balerinat tona janë me emër dhe i kanë dhënë emër Shqipërisë. Mundohem së bashku me shoqet e mia të jem një ambasadore e kulturës shqiptaret bëj atë prezente sa të mundem, të propagandoj Shqipërinë time si vend turistik. Shumë mikesha të miat, kur e kanë njohur nga afër Shqipërinë janë habitur dhe me të drejtë. Dihet shumë pak për Shqipërinë, dihet shumë pak për resurset turistike të vendit tonë. Për këtë duhet të punojmë të gjithë edhe në mënyrë individuale.

Albert Z. ZHOLI