Alex Hysa, këngëtari Hip popit që çdo ditë vulos suksesin

1209
Alex Hysa është këngëtari i hip popit tejet i ri në moshë por shumë i talentuar. Edhe pse është shumë i ri në moshë ai e ka marrë punën shumë seriozisht për të ushtruar pasionin e tij ndaj muzikës. Alex jeton në Itali prej shumë kohësh, por dhe pse në moshë të re kanë qenë të shumta aktivitetet për të, koncerte të shumta duke performuar live në skena gjigante me këngëtarë të njohur të Shqipërisë dhe Evropës. Gjatë emisionit që kishte në Radio Nacional në të cilën ishte i ftuar, këngëtari i talentuar shprehet, se tashmë ai kishte shumë fansa dhe se ndihej i kënaqur që e konsideronin si Eminemi i Shqipërisë. Ai thotë që ky është vetëm fillimi, pasi tani ka katër këngë, por ai nuk do të reshtë kurrë së punuari duke sjellë më të mirën nga vetja për publikun dhe fansat e tij të shumtë, të cilët mezi po presin këngën e tij të radhës. 

Alex ka një bashkëpunim të ngushtë me mjeshtrit më të mirë të muzikë,s duke mbajtur dhe kontakte të shkëlqyera me ta. Alex Hysa është emri i një djalë i ri, por me një të ardhme të madhe dhe çdo ditë vulos suksesin e tij akoma dhe më shumë. Aktualisht këngët e tij janë shumë të njohura për momentin, madje kanë filluar të këndohen nga shumë fansa. Alex është nën drejtimin e menaxherit dhe ndihet i privilegjuar që po menaxhohet në mënyrë shumë të shkëlqyer madje shprehet që i është mirënjohës. Alex Hysa premton shumë, sepse zëri i tij është shumë i spikatur për muzikën Hip Pop. Alex Hysa thekson se së shpejti do të ketë disa bashkëpunime për disa këngë me emrat më të njohur të muzikës Hip Pop. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim çdo ditë e më shumë të shijojmë këngët e të talentuarit, profesionistit të Hip Pop, Alex Hysa .
Enea Cenko


Sigal