Aleksandër Dragoti:Portretet e Enverit bëheshin me leje të veçantë

633
Sigal

Flet për “Telegraf”, piktori Aleksandër Dragoti: Kam bërë portrete të Enverit vetëm për sheshin e Ndrëmarrjes

Ka afërisht 40 vjet që mirret me piktutë dhe se ka ndjerë kurrë kohën. Madje duke punuar për një kohë të gjatë edhe në Greqi ai nuk I mban mend pikturat e tij. Rrjedh nga një familje intelektualësh nga fisi me emër i Dragotëve tepelenas fama, e të cilëve ka shkuar deri në SHBA. Sigurisht, emri i Sten Dragotit tashmë është publik në gjithë botën, takimin me të cilin Aleksandri e përmend plot emocion. Aleksandri ka qenë ndër të parët që mbështeti lëvizjen studentore, por me kalimin e viteve ai ngeli i zhgënjyer nga rrjedhat e demokracisë shqiptare dhe nga politikanët shqiptarë që kanë drejtuar për 20 vjet këtë politikë. Për këtë arsye ai emigron në Greqi, ku ka punuar si restaurues i shumë veprave të artit kishtare dhe si piktor me porosi. Sot ai punon në profesion të lirë  ku në atelienë e tij në çdo kohë gjen vizitorë, miq, klientë, të cilët ai i prêt me buzëqeshje. Por ai në punën e tij veçon ilustrimet në revistat Ylla, fatosi, Pionieri  si dhe shumë libra të autorëve me emër si kadare, Agolli, Mamaqi, grillo dhe Gaqo Bushaka.

 -Kur keni filluar për herë të parë të ilustroni, dhe  kush kanë qenë gazetat dhe revistat e juaja të para që keni filluar të  ilustroni?

Ilustrimet e para kanë filluar në vitet ’80 ku në atë kohë ishin revistat Yllka, Pionieri, Fatosi, Horizonti, këto ishin për shtresa të ndryshme të moshës fëminore. Yllkat ishin për kopshtet, Fatosi për parashkollorët dhe Pionieri ishte për klasat e 3-8. Unë u njoha me Xhevat Beqaraj që ka qenë kryeredaktor i revistës Fatosi dhe aty u angazhova me fillesat e para dhe me ilustrimet e personazheve që kanë qenë të njohur në atë kohë si Adelina Mamaqi, Odise Grillo, Gaqo Bushaka, Shpresa Vreto etj. U lidha me Ramadan Fatmaxhiun i cili më vonë më tha se do të bëhesh piktor i revistës së Yllkave. Ai ishte kryeredaktor I kësaj reviste.Kisha një  rubrikë te yllkat 4 faqe. Ato ishin  tentativat e para që unë bëja, ajo ishte një lloj fumeti. Ishte 4 faqësh që ishte tregim pa fjalë. Ishin  tregime te  ndryshme si me shiun, për bregdetin dhe fëmijë që shkojnë në  plazh, ndodhitë mes fëmijëve, për lulet etj.

Aty punonte edhe Alida Frashëri që ishte piktore e Fatosit dhe kryeredaktor ishte Sokol Jakova që përgjgijej direct për cilësinë e revistës Fatosi.

 Ju punonit paralelisht me të gjitha revistat e asaj kohe?

 Po! Punoja paralelisht  punoja në të gjitha revistat e asaj kohe. Në revistën horizonti ka  qenë  Thanas Qerama dhe redaktor Zefir Shehu dhe Agim Zeka. Këtu më angazhuan për shkencën, biologjinë dhe bëja tregime të  ndrydhme vetëm me anë të figurave. Bëja edhe  për planetet duke krijuar një lloj universi edhe për planetët por edhe për problemet e asaj kohe. Por edhe  me revistën Pionieri ku ka qenë drejtues Besim Tula ku njëkohësisht ka qenë edhe një piktor tjetër Llambi Dido. Në revistën Pionieri ka qenë Shpresa Vreto, Odise Grillo. Unë ilustroja edhe tek revista “Shkenca dhe Jeta”. Në tërësi pata një  suport të madh edhe nga mediat e asaj kohe siç ishte Zëri i Popullit, gazeta Bashkimi ku intervistohesha  për ilustrimet. Më vinin shumë në punë ku kam qenë si përgjegjës artistic, culture në Ndërmarrjen Josif Pashko ku unë mirresha me propogandën dhe axhitacionin. Për punën e bërë kam marër shumë falënderime.  Kam ilustruar edhe  baladat e Ismail Kadaresë, Agollit që lidheshin me epikën, Konstandinin dhe Durantina, Lahuta e Shishtës, Kapelja e Skërndërbeut. Muji dhe Halili etj. Kam pasur një cikël shumë të  ngjeshur nga viti 80-90, pastaj  erdhi koha  e re.

-Në atë kohë a ke portretizuar ndionjë nga udhëheqësit që ishte domosdoshmëri?

Po në atë kohë  kam  bërë portrete shumë të shokut ERnver dhe portret me shumë kualitet dhe figura të shumë anëtarëve të Byrosë Politike dhe ëto vendosesgin në ballë të  ndërmmarjes Josif Pashko që ishte një nga ndërmarrjet më të mira në rang Repuplike. Këto vinin direktiva nga Komiteti i Partisë që autorizoheshin  persona të veçantë  piktorë për ta ushtruar dhe për ti bërë këto portrete. Në atë ndërmarrje ka  qenë drejtori i Josif Pashkës që nuk jeton më Koço Konomi. Ishte një njeri punëtor, mjaft autoritar, pasi në  ndërmarrjen tonë bëheshin pritje ministrash. Psh në atë kohë vinin si ministri i asaj kohe Fareudin Hoxha, ku shënoheshin planet e realizuara dhe njëkohësisht përcilleshin direkativat e reja të Partisë kun e shpesh herë mirnim falënderime.  Në ndërmarrjen tonë dhe në shtëpinë e kulturës që ishgte një nga modelet e mira që e kishte projektuar Gazmend Tepelena. Ne  merrnim përsipër që të bënim edhe koncertet e Majit dhe aty kanë dalë  emra shumë të  njohur siç ka qenë: Alqi Boshnjaku (që sot nuk jeton më), Alfred Kaçinari, Elida Buçpapaj. Jam njohur edhe me Çesk Zadenë sepse Josif Pashko kishte një vend nderi në koncertet e majit, mbante vendin e parë në lidhje me valltarët e shquar e asaj kohe. Aty ka qenë edhe Dashnor Diko, Aleksandër Gjoka, Alida Hisku, Rexhep Çeliku.

-Konkretisht çfarë libri keni ilustruar në atë regjim?

Ndër librat e asaj kohe që kam ilustruar kanë qenë Bijtë e maleve, librat e Adelina Mamaqit që flitrej për fëmijët e asaj kohe që sakrifikonin siç është Muji dhe Halili që e kam bërë në disa iliustrime dhe në disa variante. Afërsisht 15 libra të ilustrimeve dhe të autorëve të mëdhenj si Kadare, Agim Shehu, Agolli. Bushaka etj, që tashmë ajnë shumë të njohur.

  Sa ekspozita keni hapur në atë system?

 Në kohën e Enver Hoxhës unë kam hapur 4 ekspozita. Galeria e Arteve në atë kohë nuk ishte shumë e hapur se ishte një Galeri  Kombëtare dhe nuk  lejohej në atë kohë për të   hapur ekspozita personale. Ekspozitat e i kam hapur tek Pallati i Kulturës ku kanë qenë  2 sallone dhe tek salla e bibbliotekave ku unë kam pasur shumë mikeshë Valdete Shalën dhe aty angazhohesha  me  ilustrimet ku ishin  pamje nga Josif Pashko, pamje nga  bregdeti, portrete  punëtorësh  dhe  minatorësh por edhe  portrete  shkollash, nga gjimnaze të ndryshme, natyra të qeta etj. Në kompozime fusja elementë të natyrës së qetë. Në atë  kohë  punoja shumë. Në këto ekspozita, punët  mund të  ishin  nga  30 piktura. Disa nga  ato punë  kanë  shkuar në Komitetin Ekzekutiv dhe  disa nëpër  zyra.

Po potretin e Enver Hoxhës a e ke bërë?

Po. E kam bërë me leje vetëm për në fasadat e Ndërmarrjes dhe shesheve para në atë zonë. Jo portrete zyrtare. Por dyua të them se ëm parë mirrej leje në Komitetin e Partisë së rrethit, të Ndrëmarrjes e me radhë. Janë vlerësuar ato portrete me përmasa të mëdha derinë 6 metër. Por kurrsesi nuk kam bërë portrete zyrtare. Ishte leje e veçantë për atë punë.

A ka konkurrencë mes piktorëve dhe a mund të jetohet sot me pikturë?

 Konkurrenca është bërë e madhe, pasi jemi dhe një vend i vogël. Është rritur numri i piktorëve cilësorë, pasi duhet thënë se Shqipëria ka nxjerrë piktorë shumë të mirë që respektohen kudo në botë. Për këtë arsye piktorët kanë emigruar. Aktualisht, është shumë e vështirë të jetosh me pikturë. Shpesh herë jemi të detyruar të ulim çmimet pasi dhe fuqia blerëse është e vogël.  Piktori sot mundohet të mbijetojë duke nxjerrë nga duart vepra arti të mrekullueshme që asnjëherë nuk marrin vlerësimin që duhet.

 Keni menduar të merreni me politikë?

 Dëgjo. Është një pyetje interesante. Unë thashë që në vitet e para të demokracisë isha ndër të parët që dhashë ndihmën time, që mora pjesë intensivisht në proceset demokratike, që doja të bëheshin ndryshime në atdheun tim. Por u zhgënjeva. Politika s’është për artistin apo më mirë të them politika shqiptare nuk e do afër dhe nuk e respekton sa duhet artistin. Artisti është i ndjeshëm, i ndershëm, sensibël që nuk i duron dot padrejtësitë. Besoj se, s’mund të ndodh që një artist do të mund të bëjë korrupsion. Ndaj tashmë politikën e shoh si një pozicion që s’ka asgjë të përbashkët me mua, me artin. Piktori është artist që ka të tjera ndjesi për jetën, punën, respektin. Edhe pse kam kërkesa, nuk do rreshtohem në asnjë formacion politik, por do ndjek me vëmendje dhe do jap kontributin tim me art, me debat, në favor të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.

Albert ZHOLI