Alda Mema: Kujdesi për veten është kulture…

895
Sigal

Këshilla nga estetistja Alda Mema

-Çfarë është estetika si term?

Estetika është dashuria dhe kujdesi për veten. Një njeri që, përpiqet të jetë estetikisht i pranueshëm është i vetëdijshëm për vlerat e tij dhe të shoqërisë që e rrethon. Askush nuk e di që, në momentin e parë brendësinë e shpirtit tonë dhe horizontin e mendjes tonë por, paraqitja është ajo që, krijon impaktin e parë duke na dhënë mundësi më pas të shpalosim aftësitë.

 -Kush janë frekuentues më të rregullt, femrat apo meshkujt?

Estetika gjithmonë është menduar si një aset i rezervuar ekskluzivikisht për femra, por në ditët e sotshme meshkujt janë bërë më mendjehapur, duke kuptuar se, kujdesi për veten nuk e dobëson aspak burrërinë e tyre përveç se e pasuron atë.

-Cilat janë disa nga shërbimet që ofron qendra juaj?

Janë të ndryshme duke filluar që, nga prerja, krehje, stilime e kolore, trajtime të ndryshme fytyrë e trupi…

 -Çfarë mund të shtoni sa i përket estetikës në përgjithësi?

Nëse pyetja i referohet një ndarjeje gjinore, atëherë, mendoj se qendrat estetike nuk duhet të jenë të ndara, por në rast se ndarja i referohet specializimit rreth proceseve estetike për njërën gjini atëherë them se duhet të kemi një ndarje. Biokimia midis meshkujve dhe femrave është e ndryshme e për rrjedhojë është trajtimi.

 -Pro, apo kundër kirurgjisë estetike?

Jam pro, në rastet e problemeve ekstreme.

 -Cilat janë tendencat më të fundit?

Tendencat e fundit shkojnë drejt një floku dhe tualeti natyral. Megjithatë, pavarësisht nga tendencat, gjithmonë bazohet tek dëshirat e klientes duke marrë në konsideratë fizionominë dhe atë çka asaj i shkon më shumë për shtat.

 Disa këshilla për lëkurën dhe ekspozimin në diell …

Të gjithë e duam diellin, por tashmë është e ditur se, rrezet e tij kanë efekte shkatërruese për flokun dhe lëkurën. Përpara se të ekspozohemi ndaj tij duhet të pajisemi me arsenalin e produkteve kozmetike që do të shërbejnë si mburojë. Asnjëherë nuk duhet të dalim në diell pa vënë më parë mbi lëkurë kremin me faktor mbrojtës. Sa më SPF të lartë aq më të vështirë e ka dielli të depërtojë. Gjatë verës duhet të përdorim shampon e posaçme për flokun dhe vajin e flokut me faktor mbrojtës dhe ushqyes, i cili bën që, floku të mos dehidratohet dhe të mos humbasë gjallërinë.

 -Alda, sipas infove të mia teknologjia ka përparuar edhe në fushën tuaj …

Teknologjia e fundit na ka ardhur në ndihmë . Qendra ime është e pajisur me pajisje moderne, të cilat na e kanë shkurtuar procesin e punës. Kështu edhe ngarkesa bëhet më e përballueshme.

 -Përkushtimi juaj duhet të jetë i madh edhe tek nuset, apo jo?

Sigurisht, më shumë se gjithçka tjetër. Sepse dita e martesës është dita e tyre më e bukur dhe duhet të jetë ajo dita që do mbahet mënd prej tyre. Unë mundohem që ta bëj sa më të bukur dhe shpresoj që ta kem arritur në çdo nuse që kam stiluar dhe ato ta kujtojnë veten si më të bukurën në jetën e tyre.

 -Jeni shumë e zënë, a e gjeni kohën të pushoni?

Për dikë mund të jetë e pakonceptueshme që, fundjava, ditët e festave apo muajt e verës të mos jenë pushim, por për një grimiere këto janë ditët më me ngarkesë pune. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne grimieret nuk pushojmë, thjesht i kemi më të reduktuara.

 -Çfarë duhet të bëjë një Parukiere që të quhet e plotësuar dhe e kompletuar?

Saktësisht një parukiere duhet të merret me gjithçka që ka të bëjë me zbukurimin dhe me të bërit të ndihen mirë femrat. Flokët nuk janë gjithçka në parukeri, është një kompleks i tërë që zbërthehet sapo hyn në derën e parukerisë, të një parukerie profesionale, bëhet fjalë gjithmonë.

.-Si profesioniste, na thoni diçka më tepër rreth produkteve ushqyese, apo maskave që duhet të përdorim …

Produktet trajtuese dhe ushqyese për flokun (ampulat) vetëm e përmirësojnë gjendjen dhe pamjen e tij. Megjithatë, shumica e kanë një efekt anësor e për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve që përdorim. Akoma me më përgjegjësi duhet t’i përzgjedhim ne estetistët apo grimierët…