Albumi i Beyonce rrit shitjen e limonatave

57
Tingëllon si e çuditshme por ja që është e vërtetë. Të paktën sipas ekspertes së industrisë së lëngjeve të freskëta, Natalie Sexton.
Ajo është aktualisht drejtoresha e marketingut e një kompanie të prodhimit të lëngjeve dhe ka rrëfyer për Thë Huffington Post se që nga publikimi i albumit “Lemonade” të Beyonce kompania ka dyfishaur shitjen e limonatës natyrale, çaj limoni, dhe limonatë luleshtrydhesh.
“Njerëzit po pijnë limonata dhe po postojnë foto të tyre me Beyonce. Nuk mund të pini limonatë pa menduar për të”, thotë Sexton.
Sigurisht,që shtimi i konsumit të limonatës mund të lidhet edhe me rritjen e temperaturave dhe afrimin e verës, por ja që këtë radhë Bey ka goditur në shenjë.