“Albpetrol”, tender 1 miliard lekë, për të blerë solarin e shitur me… 500 milionë lekë

691
Përparim HALILI
Tenderët trajtohen si burim pasurimi antiligjor, duke mos u kthyer në investime e shërbime për ekonominë dhe komunitetin
Skandalet me tenderët e shërbimeve, blerjeve, investimeve publike e madje edhe të punësimeve, vazhdojnë të sajohen e realizohen në mënyrë abuzive, me paramendim përfitimet prej shit-blerjes së tyre. Këto tenderë, bërë moto pune dhe garë e shfrenuar mes drejtuesve shtetërorë, jo vetëm të atyre që organizojnë tenderët, por edhe të atyre që i gjykojnë ato në emër “të drejtësisë” së procedurave në APP. Një të tillë e ka futur në “CV” e tij edhe Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP), i cili nisur prej fakteve e denoncimeve të shumta rezulton se është kthyer në “gogol” dhe përbindësh zhvatës, bllokues e shkatërrues për aktivitetin e bizneseve shqiptare e sidomos për bizneset e huaja, që guxojnë për të investuar e kryer shërbime publike. Sipas ligjit, këto kalojnë nëpërmjet procedurave ligjore të prokurimeve (tenderimeve), të cilat pas garës në shumë raste edhe apelohen për shkelje të pretenduara nga palët humbëse në tender! nëse firmat ankohen se abuzohet prej zyrtarëve që në tenderim, kohët e fundit po ndodh e kundërta. Kështu vazhdon të ndodh me prokurimet publike në Shqipëri, duke i trajtuar tenderët si burim pasurimi nëpërmjet fondeve shtetërore që, sipas projekteve e financimeve duhen bërë investime dhe shërbime për nevojat e komunitetit.
Albpetrol, tender 1 miliard lekë, për të blerë solarin e shitur me 500 milionë lekë
1. Autoriteti Kontraktor, adresa, SHA Albpetrol,QPN Ballsh, Lagjja Gllavenica , rruga Princi Boris Ballsh 
2. Lloji i procedurës së prokurimit : Procedurë e hapur me mjete elektronike 
3. Objekti i kontratës: Blerje Solari me përmbajtje squfuri jo me tepër se 1% ndaj peshës 
4. Fondi limit: 74,889,746 (shtatëdhjetë e katër milionë e tetëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e gjashtë) lekë pa TVSH
5. Vlera totale përfundimtare e kontratës: 89 568 012 (tetëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e dymbëdhjetë) lekë, me TVSH. 
6. Data e lidhjes së kontratës: 21/ 04/ 2017. 
7. Kontraktori, adresa, nipt: Shoqëria “RESULI-ER” sha, Fier, me NUIS L12510413V

Vlorë, bashkia blen 250 milionë lekë rrepe dekorativë, që i ka blerë 8 muaj më parë
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Vlorë, sheshi “4 Heronjtë”, rruga:”Osman Haxhiu”: Tel: 033 421 210; Fax 033 421 2052. Lloji i procedurës se prokurimit: Tender i Hapur 
3. Objekti i kontratës: ”Mbjellje rrepe dekorative ne Bashkinë Vlorë” 
4. Fondi limit: 21,101,156 (njëzet e një milionë e njëqind e je mijë e njëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë pa tvsh. 
5. Vlera fituese: Shoqëria “AlbGarden” shpk në vlerën 19,977,629 (nëntëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e njëzet e nëntë) lekë pa tvsh, ose 23,973,155 (njëzet e tre milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë me tvsh. 
6. Data e lidhjes së kontratës: dt.26.04.2017
Bashkia Roskovec, 132 milionë lekë për kushtet e jetesës së romëve që… nuk jetojnë në Roskovec
1 – Autoriteti Kontraktor, adresa. nr. tel: Bashkia Roskovec, Lagjia nr. 1 Roskovec.Tel/ fax 0382/22117,0382/22867. 
2- Lloji i procedurës se prokurimit: “E hapur”. 
3-Objekti i prokurimit: “Permiresimi i kushteve te banimit për komunitetin rom dhe egjiptian ne Bashkinë Roskovec”. 
4-Fondi limit (nqs ka lote i ndarë sipas loteve): 11 626 935 (njëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) lekë pa tvsh, vënë në dispozicion nga Ministria e Zhvillimit Urban. 
5-Afati kohor për ekzekutimin e Kontratës: 6 (gjashtë) muaj.

Spitali Fier, kërkon sanitare vetëm me shkollë… 9-vjeçare, por me diplomë dhe aftësi menaxhimi
Ne zbatim te Urdhrit Nr.511 date 13.12.2011 të Ministrit të Shëndetësisë “Për kriteret e punësimit në Shërbimin Shëndetësore Publik” si dhe në strukturën Analitike të Drejtorisë se Spitalit Rajonal Fier, te miratuar me shkresën Nr.1466 datë 15.03.2016 nga Ministri i Shëndetësisë, Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune Pozicioni: 1 një Sanitare ne Shërbimin Mjedisore, pranë Spitalit Rajonal Fier. 
Kandidatet qe konkurrojnë për vendin e lirë të punës duhet të plotësojnë këto kritere: 
1. Të ketë mbaruar arsimin bazë 9-vjeçar minimum. 
2. Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar ne grup. 
3. Kërkesë për punë dhe CV 
4. Fotokopje të diplomës dhe Listë notash (fotokopje të noterizuara)

Shëndetësia e Krujës, kërkon sanitare, vetëm me 8-klasë shkollë dhe të mos jetë subjekt i “Veting”-ut
Mbështetur ne Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë nr.511 datë 13.12.2011 ”Për Kriteret e Punësimit në Shërbimin Shëndetësor Publik”, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Krujë, shpall 1 vend të lirë pune, me profesion: Sanitare, me këto kritere: 
1. Të ketë përfunduar të paktën shkollën 8-vjeçare. 
2. Përparësi ka të jetë banor i zonës. 
3. Të jetë komunikues dhe i aftë të punoje në grup. 
4. Curriculum-Vitae (CV) 
5. Dëftesa shkollës fotokopje e noterizuar. 
6. Formular Vetë deklarimi (sipas Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). 

Miliarda lekë që zhvaten, duke u maskuar në anulimet e qëllimshme të tenderëve
MINISTRIA E SHËNDETËSISË 
Ministria e Shëndetësisë, njofton anulimin e loteve të poshtëshënuara në procedurat e prokurimit publik të shpallura në sistemin elektronik të prokurimeve (SPE) të Agjencisë së Prokurimit Publik, me objekt: “B2-Blerje barna antineoplastikë dhe imunomodulator për nevoja spitalore” ndarë në lote me fond limit në total 199.228.319 ( njëqind e nëntëdhjetë e nëntë milion e dyqind e njëzet e tetë mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) Lekë pa TVSH 

BASHKIA VLORË 
Bashkia Vlorë, njofton se ka anuluar procedurën e prokurimit elektronik, me objekt “Ruajtja e objekteve të Bashkisë dhe Insitucioneve Vartëse për vitin 2017“, me afat kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje në dt. 20.04.2017 ora 10.00, për. shkak te llogaritjes gabim te fondit limit dhe mosparashikimit të saktë të afateve te realizimit te kontratës.

BASHKIA KLOS 
Njofton anulimin dhe hedhjen përsëri te procedues se prokurimit me objekt : Ndërtim aks rrugësh ne fshatra, pasi nuk është kualifikuar asnjë operator qe ka mare pjese ne këtë procedure.
Ja 3 tenderë të anuluar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Bashkia Korçë 
1. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, njofton se procedura e prokurimit me objekt: “Materiale ndërtimi Loti 1 Materiale ndërtimi” për t’u zhvilluar në datën 10.05.2017 anulohet për shkak te një gabimi ne llogaritjen e afateve te zhvillimit te procedurës.
2. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, njofton se procedura e prokurimit me objekt: “Materiale ndërtimi, Loti 2 Tubo Betoni” për t’u zhvilluar ne date 10.05.2017 anulohet për shkak te një gabimi ne llogaritjen e afateve te zhvillimit te procedurës. 
3. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, njofton se procedura e prokurimit me objekt: “Materiale ndërtimi, Loti 3 Asfaltobeton dhe bitum” pre t’u zhvilluar ne datën 10.05.2017 anulohet për shkak te një gabimi ne llogaritjen e afateve te zhvillimit te procedurës.
Sigal