Albërie Hadërgjonaj bëhet gjyshe

775
Dy ditë pas festimit të 40 vjetorit të ditëlindjes, Albërie Hadërgjonaj është bërë gjyshe. Këngëtarja është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e saj e madhe Agnesa është bërë nënë ditën e enjte, pasi ka sjellë në jetë fëmijën e parë nga marrëdhënia me të fejuarin e saj. Lajmin e ka bërë publik për mediat kushërira e nënës së re, këngëtarja e re, Beatrix Ramosaj. Nuk dihet ende emri që Agnesa ka zgjedhur për princeshën e saj të vogël, e cila ka gëzuar gjyshe Albërien dy ditë pas festimit të 40-vjetorit të ditëlindjes.
Sigal