Albana Mesuli: “Pikë në zemër”, kënga që më hapi portat e fatit

687
Sigal

Personazh : Flet Këngëtarja sexy, Albana Mesuli, Fituesja e çmimit “Dueti më i mirë” në “Çelësi Muzikor”

Vitin e fundit ajo është një ndër këngëtaret më të preferuara. Ndonëse një këngëtare e re, Albana Mesuli është tashmë një prej emrave më të lakuar në muzikën shqiptare. Së fundi ajo ka marrë trofeun e çmimit “Dueti më i mirë” në Edicionin e tet të kompeticionit prestigjioz “Çelësi Muzikor” mbajtur në Kosovë. Një femër plot sharmë, elegancë e finesë, Albana është gjithnjë kërkuese, ngulmuese dhe me ide të qarta për të ardhmen. Në jetë ka pasur shumë ëndrra dhe pjesën më të madhe të tyre I ka realizuar me një këmbëngulje të veçantë. Në këtë intervistë, Këngëtarja e shumë hiteve të njohura na tregon për aktualitetin e saj Professional e personal…

 S’ka pak kohë që jeni vlerësuar me çmimin Dueti më i mirë në “Çelësi Muzikor” , një event shumë i rëndësishëm në muzikën shqiptare. Cilët ishin bashkëpunëtorët tuaj ?

Eshtë e vërtetë. Ishte një ditë e veçantë për mua. Kënga titullohet “Pikë në zemër” dhe ishte një bashkëpunim (duet) me këngëtarin e mirënjohur A. Bexheti. Kompozimi dhe muzika janë realizuar nga N. Qukiqi & E. Dogani, ndërsa teksti nga i mrekullueshmi Avni Qahili. Gjithashtu dua të falënderoj dhe nuk mund ti le pa përmendur Grimierin A. Muça dhe Stilistin Joni Peçi të cilët u kujdesën për mua. Së fundi, këtë këngë e kam realizuar edhe në një klip për fansat e mi ku mund ta ndjekin në kanalin Musical TV.

 -Çfarë do të thotë ky çmim për ju ? Cilat ishin emocionet ?

Eh, mos e fol. S’mund ti përshkruaj. Emocionet ishin vërtet të papërshkrueshme. Unë kam qenë pjesëmarrëse në disa kompeticione (festival) muzikore si Top Fest, Fest Nota e Artë etj.

  -Ishte konkurrencë e fortë ? Cili qe reagimi i kolegeve të tua, ndjetë xhelozi ?

Për të tilla vente flitet shumë. Konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, pasi këtë vit merrnin pjesë këngëtarë me zë të ekraneve tona muzikore. Reagimi I kolegëve ishte dashamirës, mendoj unë.

 -A beson Albana në fat ?

Jo. Jam ndryshe. Aspak, mendoj se fatin e bën vetë njeriu.

 -Pasionet tuaja ?

E para nuk diskutohet. Sigurisht që kënga është e para, por nuk mbetet pas baleti dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës.

 -Si do ta përshkruanit veten në jetën e përditshme, si natyrë dhe si stil ?

Me ter fjalë…E sinqertë, sportive dhe stil praktik. Kjo jam unë, të tjerët kanë mendimin e tyre.

-Ndërkaq të gjithë ju njohim si një Artiste të kompletuar, por cilat janë studimet tuaja ?

 Unë kam studiuar në Liceun Artistik Dega Kanto, e më pas edhe për Gazetari në Universitetin Shtetëror. Pra nuk e shikoj veten jashtë auditorëve të  diturisë në moshën që jam. Pa studime jeta është një varfëri shpirtërore.

-Vesi që keni më shumë inat tek njerëzit, cili është ?

Kur mendoj këtë….Thjesht s;mund ta pranon gënjeshtrën & mosmirënjohjen.

-Do të bëje ndonjë ndërhyrje estetike në të ardhmen për të përmirësuar pamjen e jashtme ?

Nuk i kam qejf ndërhyrjet, por nëse do të jetë diçka e nevojshme pse jo. Jam Pro kirurgjisë plastike, në rastet e problemeve ekstreme.

 -Si e mban veten në formë ?

Dietë nuk është se mbaj, por sigurisht një regjim të balancuar ushqimor.

 -Mund të na bëni një përkufizim për Dashurinë ?

 Dashuria ?! Një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme. Është një emër që, të bën ta duash më shumë se vetveten. Dhe lumturia vjen bashkë me dashurinë. Sepse ajo është si një thesar i humbur që, kërkohet nga njerëzimi dhe shpesh herë të kujton arsyen pse jetojmë.

 -Cilat janë problemet më pikante të femrës shqiptare sot ?

 Në fakt, ekzistojnë dy kategori : femrat që janë shumë të suksesshme në politikë, karrierë dhe ato që jetojnë në kurriz të burrave e që mjaftohen duke i shërbyer shtëpisë në një mënyrë të rëndomtë dhe që pothuajse gjithë ditën e kalojnë duke shëtitur nëpër kafenetë e Tiranës apo duke parë telenovela. Ky me duket një problem goxha i madh.

-Cila është motoja juaj, nga e cila ushqeheni në jetë ?

Të kem një jetë të mbushur me emocione të mrekullueshme. Më pas të punoj sa më shumë, e të fitoj miq të mirë.

 -Çfarë kuptimi ka fama & suksesi për Albanën ?

 Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh Këngëtare sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Me pëlqejnë sfidat por i marr parasysh edhe pasojat ! Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

 -Ç`është Familja për Ju ?

Me dy fjalë : pika e referimit dhe e mbështetjes! Familja është gjëja e pa zëvendësuar dhe më e rëndësishme në jetën e njeriut, është ajo çka ne e konsiderojmë qeliza bazë. Një shoqëri me familje të konsoliduar është me baza të forta dhe e kundërta …

 Jeta private…?

 A keni ju një princ të kaltër dhe si duhet të jetë Ai ?

No comment! Por mund t’ju them që, princi im i kaltër duhet të jetë serioz, korrekt e besnik në lidhje.