Albana Çakshiri: Kemi një spektakël të rëndësishëm për fëmijët

866
Miss&Mister Children Albania 2016 vjen shumë pak kohë pas përfundimit të Miss Summer Ëorld 2016. Ç‘mund të na thoni për këtë kompeticion?
Miss&Mister Children Albania 2016 është i pari dhe i vetmi kompeticion bukurie për fëmijë në Shqipëri. Produksioni i agjencisë së spektakleve Albania Event Production sapo ka përfunduar garën ndërkombëtare të bukurisë Miss Summer Ëorld 2016, por në kalendarin e aktiviteteve kemi dhe ketë spektakël mjaft të rëndësishëm, dedikuar fëmijëve. E them këtë, pasi bashkë me garën që është kryefjala do shihni vlerat artistike, talentin, bukurinë, inteligjencën e fëmijëve të kombit shqiptar.
I sati kompeticion është ky që realizoni? Apo i pari?
Miss&Mister Children Albania vjen në edicionin e tij të dytë dhe mikpritës, edhe në këtë rast është qyteti bregdetar i Durrësit. Kemi zgjedhur muajin qershor, si muaj i fëmijëve që në përfundim të vitit shkollor të marrin dhe emocionet e bukura të skenës. Gjatë vitit të kaluar spektakli është zhvilluar në të njëjtën kohë dhe qytet. Fitues të garës së parë ishin Medina Shijaku 10 vjeçarja nga Kavaja dhe Reald Gishta 11 vjeç nga Korça. Tashmë kemi të gjithë kureshtjen se ku do të shkojë trofeu, do të mbetet në Shqipëri apo do shkojë në Kosovë, Maqedoni apo Mal i Zi. Nuk na mbetet veçse të presim për të mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve.
Kush janë organizatorët?
Organizatorët e këtij spektakli me përmasa, për shkak të numrit të madh të konkurrentëve dhe seriozitetit në raport me disa tentativa të shëmtuara jashtë kufijve është produkt i agjencisë së njohur të spektakleve Albania Event Productions me producente gazetaren dhe shkrimtaren Irena Vreto. Patenta e këtij eventi mban autorësinë e zonjës Irena Vreto dhe timin natyrisht. Sigurisht që gara në finalen e saj më 18 Qershor do jetë e mbushur jo vetëm me buzëqeshje fëmijësh, por me shumë emocione të bukura.
A do të prezantohet nga ju ky eveniment?
Ky spektakël, ashtu si dhe eventet e tjera të agjencisë sonë do prezantohet nga unë. Këtë herë nuk do kem një partner krah meje, pasi për shkak të marrëdhënies së ngushtë më fëmijët, mendoj se një bashkë-prezantues do ishte i tepërt.
Sa kohë keni që punoni për këtë aktivitet?
Puna për Miss&Mister Children Albania 2016 nisi plot një vit më parë. “Gjithçka merr rrugë në muajin shtator, kur produksioni vendos dhe numrin e qyteteve, ku do zhvillohet kjo garë. Gjatë këtij viti kemi qenë prezentë në plot 10 qytete në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi ku kemi zhvilluar spektaklin Miss&Mister Children në qytetet respektive: Gjakovë, Peshkopi, Bulqizë, Dibër e Madhe, Gostivar, Ulqin, Pogradec, Devoll, Fushë Kruje dhe Laç. Mandej fituesit e dalë nga spektaklet në 10 qytetet e lartpërmendur janë pjesë e edicionit mbarë kombëtar”.
Sa fëmijë do të marrin pjesë?
Në edicionin e dytë të këtij spektakli marrin pjesë plot 100 fëmijë vajza dhe djem. Konkurrentët i përkasin moshës nga 6-13 vjeç. Ky është një numër rekord, por tregon dhe seriozitetin e garës, por dhe për t’i dhënë mundësi fëmijëve të njohin shokë dhe shoqe të reja nga çdo cep ku ka shqiptare në rajonin tonë.
Si është bërë përzgjedhja e tyre?
Produksioni, nga muaji shtator i vitit të kaluar deri në muajin maj të këtij viti ka zhvilluar 10 spektakle, në 10 qytete. Kjo do të thotë që fituesit e këtyre garave janë pjesë e eventit kombëtar. Pra fituesit Miss Children dhe Mister Children i qyteteve të lartpërmendura, shoqëruesit e fituesve, por dhe fituesit e çmimeve të tjera prestigjioze kanë mundësinë të ringjiten edhe një herë në skenë, por këtë herë larg qyteteve të tyre, por në qytetin e Durrësit. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e Bashkisë Durrës dhe në mënyrë të veçantë të kryetarit të saj z. Vangjush Dako që është treguar kaq mikpritës ndaj fëmijëve. Gjithashtu falënderoj dhe drejtorin e kulturës pranë Bashkisë Durrës z. Adrian Gurra, si dhe drejtorin e Pallatit të Kulturës në Durrës, z. Bashkim Hoxha.
Kur dhe ku do të mbahet finalja e këtij kompeticioni?
Finalja e madhe do të jetë këtë fundjavë, më 18 qershor. Nga dita e enjte më të mirët e më të mirëve të shoqëruar nga prindërit e tyre do mbërrijnë në zemrën e turizmit shqiptar në Durrës. Pas urimit të mirëseardhjes, do nisin përgatitjet. Programi është i alternuar dhe me vizita në vendet më të bukura të qytetit buzë detit Adriatik. Ndërkaq e shtuna është dita e madhe e spektaklit që starton në orën 13:.00, në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Cila do të jetë juria këtë edicion?
Juria e këtij kompeticioni do jetë shumë e veçantë dhe me personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar, madje disa prej tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Më lejoni të mos i zbardh emrat, por numri i anëtarëve të jurisë do të jetë 5. Kryetarin e jurisë po e deklaroj dhe ai do jetë botuesi i njohur dhe i suksesshëm z. Ëngjëll Musai. Për sa i përket katër emrave të tjerë do t’i mësoni ditën e spektaklit, më 18 qershor, ku ftoj gjithë të interesuarit të vijnë në skenën durrsake për të përjetuar momente mbresëlënëse.
Ja emrat e fëmijëve që do të marrin pjesë në këtë event
Lista zyrtare e konkurrenteve ne eventin e vetëm për fëmijë Miss&Mister Children Albania 2016. Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi janë bashkë, se gjithçka fillon me fëmijët!
Nadia Meta 
Dila Mhilli 
Blina Cuka 
Ildiar Demirovic 
Maida Kullaj 
Eleni Cereni 
Kostandina Sejnani 
Mikela Sulkollari 
Fernando Arapi 
Alkeo Kerkeza 
Ledio Ajce 
Mileidi Voci 
Kristi Bektashi 
Marisa Osmanaj 
Bruno Gjeci 
Flavio Feta 
Sofia Kabili 
Alketa Demiraj 
Pamela Taga 
Ajla Xhafa 
Desli Farruku 
Mario Tema 
Giljana Raja 
Dorjan Zalla 
Gisela Stafuka 
Anja Shehu 
Mario Zaja 
Geralda Pajtoni 
Seran Masha 
Irini Rexhi 
Ledio Thaci 
Megi Troci 
Klaudio Gjini 
Anxhela Cela 
Florjan Doda 
Mariza Kola 
Sidorela Korriku 
Perla Pali 
Deon Cakoni 
Entiljo Gjoza 
Llaura Maroviq 
Agnesa Basha 
Elektra Kadriaj 
Harbin Duka 
Irena Selcanin 
Nikola Selcanim 
Kejsi Kllomollari 
Eva Menkshi 
Aldo Domazeti 
Ledio Domazeti 
Suela Gjoka 
Ema Cutra 
Fatjona Salai 
Aurora Ahmeti 
Stela Zyba 
Orges Daci 
Ergi Bardhi 
Hamide Kapxhiu 
Klarisa Shtinja 
Asia Buna 
Elsa Marnoj 
Erisa Patuni 
Bjorna Shkoza 
Enki Cane 
Gerdana Vicishta 
Arber Dedaj 
Art Dedaj 
Romina Miftari 
Klorenc Sala
Bardh Xhelili 
Amar Karameti 
Sara Balliu 
Elif Zylbeari 
Darla Buzo 
Fadile Pulti 
Ajlla Resulbegu
Noemi Karmanaga 
Anisa Llolla 
Edona Peku 
Xhenis Milla 
Bardh Dalipi 
Lis Abdia 
Marina Kacorri 
Alsi Cobo 
Elio Domazeti 
Xhemi Leka 
Ana Shehu 
Flavia Tanasica 
Erisa Kutrolli 
Taulant Keqjani 
Tanja Rruga 
Skender Rruga
Intervistoi: Klaudia Malaj 
Sigal