Aktorja turke Hazal Kaya, refuzon serialet televizive, nuk e lë i dashuri

1015
Shumë nga producentët turq e kanë kërkuar aktoren bukuroshe Hazal Kaya, e njohur për rolin e Nihalit në serialin “Dashuri e ndalur”, që është transmetuar edhe në Shqipëri, për projektet e tyre të ardhshme në serialet televizive, por në fakt, me sa thuhet nga mediat atje, Nihal i ka refuzuar të gjitha. Arsyeja? I dashuri i saj, producenti Ali Atay. Hazal Kaya ka vendosur të marrë pushim për disa sezone edhe për shkak të ofertave që mund të mos i kenë pëlqyer (pavarësisht se mediat vazhdojnë të këmbëngulin se arsyeja e vetme është i dashuri i saj.) Sipas shumë prej producentëve, ajo po i refuzon rolet për shkak të të dashurit të saj, Ali Atay.

Aktori dhe këngëtari 39-vjeçar, prej një viti tashmë ka krijuar kompaninë e tij “Adal Film”, drejtor i së cilës do të jetë ai vetë. Kështu, është e natyrshme që e dashura e tij Hazal, do të jetë pjesë e këtij projekti. Përveç të tjerave, mësohet se ajo po punon për filmin e Atay-t, “Limonata”, për të cilin producenti ka në kast edhe Ertan Saban dhe Serkan Keskin. 
Sigal