Aktorja turke e ‘Ezel’ në telashe

770
Trafikonte lëndë narkotike, 20 muaj burg për aktoren turke të filmit “Ezel”
Aktorja e famshme turke, Berrak Tüzünataç është dënuar me 20 muaj burg për “përdorim dhe shpërndarje të substancave narkotike”. Dosja e aktores së njohur për shqiptarët nga seriali “Ezel”, është dërguar në Gjykatën Penale të Stambollit.
Sipas burimeve të gazetës turke ‘Sabah’ aktorja Tüzünataç është arrestuar në operacionin e drogës në klubin e frekuentuar nga persona të tjerë publikë. Tüzünataç akuzohet për “shpërndarje dhe blerje të drogës ” , dhe padia është ngritur deri në dy vite burgim.
32 vjeçares iu gjetën një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, ndërkohë në deklaratën e saj, Tüzünataç pohon se nuk është as përdoruese e as shpërndarëse e narkotikëve.
Sigal