Aktori i mirënjohur shqiptar në gjendje të rëndë, qeveria 5 mln lekë fond

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, djali i së madhes Margarita Xhepa, po kalon ditë të vështira.

Aktori 60-vjeçar vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe për kurimin e saj qeveria shqiptare ka menduar t’i vijë sadopak në ndihmë.

Qeveria ka akorduar një fond prej 5 milionë lekë të rinj për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të aktorit të mirënjohur, në një klinikë jashtë vendit. Ky vendim është propozuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin "Aleksandër Moisiu" për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” te Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier. Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik.

Në vitet '90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon...” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.

Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” te A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin "Lutja e dashurisë", me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.

Rezultate imazhesh për Ndriçim XhepaRezultate imazhesh për Ndriçim Xhepa