Aktori hollivudian Alan Rickman ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare

479
Aktori hollivudian, Alan Rickman ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Aktori i njohur për role të shumta si në filmin ‘Harry Potter’ apo ‘Robin Hood’ e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen e rëndë me të cilën ka luftuar për një kohë të gjatë. Një vit më parë, ai zbuloi se ishte martuar në fshehtësi me partneren e tij prej një kohe të gjatë, Rima Norton, me të cilën ka qenë e lidhur që në vitin 1977.
Sigal