Aktori Brad Pitt: Familja e madhe ka qenë gjithmonë një ëndërr

610
Aktori Brad Pitt është shprehur se i do shumë fëmijët dhe se familja e madhe ka qenë gjithmonë ëndrra e tij. Në një intervistë për “The Telegraph”, 51-vjeçari duke folur për familjen, ka treguar se si ndryshoi jeta dhe karriera e tij kur u bë prind. “Të gjithë flasim për lumturinë e të pasurit fëmijë. Por kurrë nuk e kisha kuptuar se sa shumë mund t’i doja fëmijet e mi, deri në momentin që pashë fytyrën e tyre.” Pitt dhe bashkëshortja e tij, Angelina Jolie Pitt, kanë gjashtë fëmijë: Më i madhi është Maddox, 14 vjec, Pax, 11 vjec, Zahara, 10 vjec, Shiloh, 9 vjec, dhe binjakët 7-vjeçarë Knox dhe Vivienne. Dhe sigurisht, kaq shumë fëmijë nën të njëjtën çati sjellin edhe rrëmujën dhe zënkat më njëri-tjetrin, por Brad shprehet se i pëlqen shumë kaosi që mbizotëron në shtëpi. “Në shtëpinë tonë ka shumë dashuri, shumë zënka, shumë momente kur duhet të bësh gjyqtarin, shumë të shtyra mes të vegjëlve, pra me pak fjalë kaos total. Megjithatë është kaq bukur”, rrëfen aktori.

Pitt e pranon se ëndrra e tij ka qenë gjithmonë një familje e madhe dhe se po të ishte për të, ai dhe Jolie mund të bënin më shumë fëmijë. “Dëgjoni, une dhe Angie do të dëshironin një dyzinë me fëmijë, por vendosëm të ndalojmë tek i gjashti,” tha duke qeshur aktori. Më tej aktori zbuloi se fëmijëria e tij ndryshonte shumë nga jeta që ka ndërtuar ai së bashku me Angelinen. Brad, i rritur në Springfield Missouri, është djali i parë i familjes, ndërsa i ati ishte pastor. Ai ka edhe dy vëllezër të tjerë më të vegjël. “Babai im ishte shumë, shumë i rreptë, megjithatë dinte të tregohej edhe i butë me ne”, tha Pitt, teksa rrëfeu për fëmijërinë e tij. I rritur në një shtëpi të krishterë dhe më frymën e këtij besimi, ai tha se sot iu mëson fëmijëve të tij se cfarë është e drejtë dhe cfarë e gabuar dhe sit ë gjejnë rrugën e tyre në jetë. “Prindërit e mi më kanë këshilluar gjithmonë që të isha i zoti për vetën time dhe këtë këshillë nuk e kam harruar asnjëherë. Përpiqem që me fëmijët e mi të mos jem shumë i rreptë, mundohet t’i këshilloj që ta gjejnë vetë rrugën e tyre në jetë. Detyra ime është t’ju tregoj se ëfarë mund të bëjnë, t’i ndihmoj të kuptojnë ëfarë iu pëlqen dhe në fund t’i lë të lirë të zgjedhin vetë,” tha Pit.

Aktori theksoi së fëmijët e kanë ndihmuar edhe në karrierën e tij: “Kam qenë një aktor i mirë në fillimet e mia, por kam pasur edhe dështime. E pranoj se tani jam një aktor shumë i mirë, kjo falë edhe përvojës dhe moshës padyshim. Por, për një gjë jam i sigurt, ndryshimi filloi ditën kur u bëra baba. Familja, ka nevojë për ty. Dhe kjo më bëri t’i shoh gjërat me më pak stres dhe tension. Mendova që nëse do të bëj dicka që do të më mbajë larg familjes time, atëherë duhet të zgjedh më të mirën, që ata nesër të jenë krenarë për mua.”
Sigal