Aktorët e “Bidaai” në vëmendjen e medias rozë

758
Aktorët e serialit të suksesshëm “Bidaai” janë kthyer në protagonistë të shoëbizit. Gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, flitet për jetën e tyre personale, të cilave aktorët u përgjigjen me intervista. Një flirt mes aktores Sarah Kahn që interpreton Sadnen dhe Angad Hasija në rolin e Alekut është ajo që përflitet më shumë.
Të dy protagonistët e “Bidaai” gjithnjë e kanë quajtur të pavërtetë, pasi Sarah është një nga mikeshat e Parit, bashkëshortes së Angadit.
Jeta personale e Sadnës vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave rozë.
Pas divorcit, u përfol se martesa e saj në një shfaqje televizive me një aktor indian u bë thjesht për para. Mediat vendase shkruajnë se çifti që qëndruan burrë dhe grua vetëm për dy muaj u pagua 75 mijë dollarë.
Protagonisti tjetër është Ranvir, interpetuar nga Kinshuk Mahajn, deklaron se martesa e shpëtoi nga problemet e tij mendore. Në një intervistë të fundit ai thotë se do të kishte bërë vetëvrasje nëse nuk do të kishte gjetur bashkëshorten e tij, Biharin.
Parul Chauhan, ose Ragni e quan “Bidaain” suksesin e saj më të madh deri tani. Për shkak të famës dhe të pavërtetave që thuhen për të, Ragni thotë se ka hequr dorë nga leximi i gazetave. Modele dhe prezantuese ajo është në pritje të një tjetër roli në Bollywood.
Sigal