Aktiviteti për sensibilizimin e shoqërisë në Muzeun Kombëtar: “100-vjetori i vrasjes së Themistokli Gërmenjit”

711
Muzeu Historik Kombëtar, në datë 09 nëntor 2017, ora 17:00, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temën: “100-vjetori i vrasjes së Themistokli Gërmenjit”.
Ky takim periodik bëhet me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të shoqërisë, historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në çështje dhe disiplina të ndryshme.
​ ​Në këtë veprimtari do jenë të pranishëm dhe të ftuar, akademikë, studiues e miq, studentë dhe dashamirës të fushës së muzeologjisë.
Pjesëmarrësit që do të referojnë:
Dr. Paulin Marku, studiues shkencor në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë
Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë
Stefan Tetollari, specialist pranë Sektorit të Menaxhimit të Koleksioneve, Muzeu Historik Kombëtar
Vendi: Muzeu Historik Kombëtar, salla e bibliotekës (kati i dytë).

Imazh i ngjashëm
Sigal