Akademia e Kuzhinës Shqiptare

5662
Sigal

Gazeta Telegraf/


Këtë shkollë profesionale model në Shqipëri, të krijuar
me pasion e të mbajtur aktive me profesionalizëm e shumë sakrifica, duhet ta mbështesë
shteti me mjedise e projekte financiare


Reshat Taku, “profesori” i kulinarisë tardicionale e
moderne, që me “Akademinë e Kuzhinës Shqiptare”, po përgatit brezin e ardhshëm
të mjeshtërve të gatimit


Tek kryqëzimi i ish-stacionit të trenit në Tiranë,
futur mes një lagjeje të heshtur, zhvillon veprimtarinë mësimore në heshtje, me
modesti, profesionalizëm, dashuri e përkushtim, një “universitet” i kompletuar
kulinarie, me emërtesën “Akademia e Kuzhinës Shqiptare”. Ka nisur prej pasionit
dhe dëshirës së mjeshtrit të kuzhinës tradicionale shqiptare, super
specialistit të artit të gatimit, njeriut të urtë, të paqtë e këmbëngulës,
Reshit Taku! Nisi si një shoqatë e shefave të kuzhinës, jo për të fituar, por për
të mos humbur traditën e mjeshtërve të gatimit, që kanë ditur, jo vetëm të
gatuajnë për merak, por edhe kanë drejtuar qendra kulinarie edhe sot, duke marrë
përherë pas vehtes të rinj zëvendësues në zanat. Dhe këtë detyrim, mjeshtër
Reshati që ka hapur e drejton “Akademinë e Kuzhinës Shqiptare”, e ka bërë
realitet, po e konsolidon përditë tek përgatitja e mjeshtarve të rinj të
kuzhinës, shumica atyre që kanë dalë nga kjo akademi janë kuzhinierë e drejtues
kuzhinash tradicionale e moderne në Shqipëri e jashtë saj. Është detyrim, që
këtë këtë shkollë profesionale model në Shqipëri, të krijuar me pasion e të
mbajtur aktive me profesionalizëm dhe shumë sakrifica financiare e familjare
prej “Baba Reshatit” siç e quajnë miqtë për shaka të shpirtit human e bamirës
që ka, duhet ta mbështesë shteti me mjedise e projekte financiare dhe duket se
interesimi i tyre për këtë shkollë profesionale private, janë shenja që kjo
mbështetje do të ofrohet shumë shpejt nga Ministria e Punës e Çështjeve Sociale
dhe Ministria e Arsimit! Kjo akademi, fryt i pasionit, këmbënguljes dhe
sakrificave të mjeshtër Reshatit, nisi si një lëvizje sociale me krijimin e
shoqatës “SHEFAT E KUZHINËS, TRADITES, TURIZMIT”. Ishte dhe mbetet një nisëm me
vullnet të
  lirë, i një  grupi profesionistësh, i Shefave të Kuzhinës
Shqiptare, të cilët në mënyrë të natyrshme u bashkuan mbi bazë profesioni dhe
vlerësuan, se është me interes të kontribuonin me eksperiencën dhe punën e
  tyre shumëvjeçare në promovimin e  artit të gatimit  tradicional dhe  të kulinarisë 
bashkëkohore.

Qëllimet e krijimit te shoqatës

 

·       Shoqata
u ngrit me qëllimin, që ta ngrejë në vlerë Kulinarinë Shqipëtare me
eksperiencën, aftësinë dhe profesionalizmin e tyre ne cilësi, çka do t’iu
shërbejë brezave te ardhshëm
   në artin e
gatimit.

·       Shoqata
do të punojë për të  ngritur dëshirën dhe
pasionin për gatim dhe një shërbim profesional dhe të kulturuar, si dhe të hulumtojë
për historinë e gatimit në treva të veçanta brenda territorit shqiptar.

·        
ndikojë dhe punojë në sensibilizimin e institucioneve dhe organizmave shtetëror
dhe privatë, për kujdesin, mbështetjen dhe inkurajimin, që duhet t’i japë të
gjithë armatës së kuzhinës, dhe në veçanti, Shefave të Kuzhinës.

Në realitetin
e ri shoqëror të ndryshimeve sociale dhe ekonomike, përgjegjësia e shoqatës për
një vlerësim kulturor të ushqimit është i rëndësishëm, prandaj qëllimi i
themeluesve ishte që nëpërmjet profesionalizmit, demonstrimit, promovimit si
dhe konkurseve, te hapte një dritare të re vlerësimi si të kulinarisë, por edhe
te komunitetit të gastronomisë.


Që ne fillimet e saj shoqata vuri
si qëllim të punojë për tu anëtarësuar si një nga organizatat homologe Evropiane
dhe Botërore me qëllim pjesëmarrjen dhe konkurrimin e shefave të kuzhinës në
panairet lokale dhe ndërkombëtare.

Përveç qëllimeve te mësipërme
shoqata “Shefat e Kuzhinës Traditës dhe Turizmit” kuptoi rëndësinë e krijimit
të një Akademie të nivelit të lartë, e cila të ishte një institucion shumë
cilësor në Artin e Kulinarisë.

“Akademia e Kuzhinës Shqiptare” u
themelua  në vitin 2011 nga Klubi i
Shefave të Kuzhinës, sot i njohur me emërtimin shoqata “Shefat e Kuzhinës
Traditës dhe Turizmit”.

“Akademia e Kuzhinës Shqiptare“, me  motonMUNDESI
PER TE GJITHE”, ofron kurse profesionale për gjithë të interesuarit në artin e kuzhinës
tradicionale shqiptare dhe asaj mesdhetare.


 Akademia është një Qendër formimi profesional e
miratuar nga Ministria e Punës, e cila mirëpret të gjithë ata persona që kanë
pasion artin e gatimit, atë tradicional dhe bashkëkohor. Ajo kualifikon
profesionistët e ardhshëm në specialitetet e kuzhinës, pastiçerisë si edhe te
produkteve të brumit, dhe ka për qellim ngritjen e etikës se ofrimit të një
shërbimi cilësor në restorante dhe turizëm. Mësimet zhvillohen në një ambient
tejet profesional, me pedagogë të specializuar në drejtimin përkatës, me një
literaturë të fundit në Artin e gatimit.

 

“Akademia e Kuzhinës Shqiptare” ofron :

Shef Kuzhine           (2 VJEÇAR)

Kuzhinier                 (1 vjeçar)

Ndihmës
Kuzhinier   (6 MUJOR)

Shef/pasticier
           (2 VJEÇAR)

Pasticier
                  (9 MUJOR)

Picier                       (3 MUJOR)

Bukë-Pjekës
            (2 MUJOR)

Banakier
                 (1 MUJOR)

Kamarier.
                (1 MUJOR)

 

Në përfundim të kursit, studenti fiton këto  aftësi:

         Komunikimin
në mënyrë korrekte për të shprehur mendimet e tij ne fushën e gatimit

         Angazhimin
në zgjidhjen e problemeve në kontekstin profesional dhe atë shoqëror

         Respektimin
e rregullave dhe parimeve në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe
globale.

 Mbas kryerjes së testimit përfundimtar, shkolla i
jep mundësi studentit të pajiset me një certifikatë te njohur nga Ministria e
Punës, si edhe mundësi punësimi pranë restoranteve dhe hoteleve më të mira në
vend.


Deri më sot, akademia ka nxjerrë 237 studentë te
specializuar dhe trajnuar në Artin e 
gatimit tradicional dhe mesdhetar, dhe të gjithë janë të punësuar ne
restorantet brenda vendit. Shoqata “Shefat e Kuzhinës Traditës dhe Turizmit”
dhe Akademia e Kuzhinës si krijim i saj, në arritjen e objektivave që kanë të
bashkëpunojnë me institucione si Ministria e Punës. Bashkia e Tiranës,
Ministria e Turizmit, janë anëtarë të organizatës më të madhe të punëdhënësve
në Shqipëri, Biznes Albania, si edhe janë partnere me Sindikatën e ushqimit,
SAUATT me të cilën koordinojnë aktivitetin e Akademisë në fushën e sigurimit në
pjesëmarrjen me studentë dhe punësimit të tyre mbas përfundimit të shkollës.
Një bashkëpunim të mirë dhe të vazhdueshëm Shoqata ka pasur dhe ka me shoqatën
“ Restorantet Turistike Shqiptare” me te cilën është bërë vlerësimi i
restoranteve të përqendruara kryesisht në kuzhinën tradicionale shqiptare. Vlerësimi
i shefave te kuzhinës me bazë profesionalizmi kryhet nga shoqata, dhe në bazë
te vlerësimit, më të mirëve u shpërndahen certifikata. Aktivitetet në të cilat
shoqata ka marrë pjesë në rangun kombëtar dhe ndërkombëtar kanë qenë dhe janë
të shumta, si në panairet e agrobiznesit, të turizmit dhe të kuzhinës
tradicionale shqiptare, aktivitete këto të organizuara nga Bashkia e Tiranës,
Ministria e Punës dhe Ministria e Turizmit. Në rangun ndërkombëtar, shoqata ka
marrë pjesë në disa aktivitete siç kanë qenë ato të zhvilluara në Itali,
Rumani, Greqi, Turqi, Bosnje etj, dhe është vlerësuar me medalje nga
organizatorët e këtyre aktiviteteve.