Agron Avdiaj-Orkestruesi dhe kitaristi i suksesshëm

Agron Avdiaj është një nga orkestruesit shumë të suksesshëm dhe kitarist mjaft i dashur për publikun. Agroni ka një karrierë muzikore shumë të gjerë. Fillimet e Agronit janë në shtëpinë e pionierit 1983 deri në vitin 1986, por gjatë kësaj kohe ishte pjesë e teatrit të kukullave për fëmijë, duke luajtur si kitarist me profesorin dhe kompozitorin Hamdi Gjana. Agron Avdiaj ishte në kulmin e suksesit të tij kur në vitin 1987 deri në vitin 1992 do të niste shkollën e muzikës dhe njëkohësisht do ishte dhe pjesëmarrës në estradën e Kukësit me pjesë të përkohshme. Sukseset për Agronin çdo ditë vinin e shtoheshin duke startuar në vitet 1993-1997 instrumentist, kitarist në estradën e qytetit, në pallatin e kulturës dhe gjithashtu në orkestrën e temperuar nga Petrit Sinamati. Ai ishte edhe pjesëmarrës në shumë aktivitete të ndryshme kombëtare. Orkestruesi dhe kitaristi Agron Avdiaj do të merrte pjesë edhe në shumë festivaleve të fëmijëve në Kukës. Agron Avdiaj renditet sot për sot ndër emrat më të mirë të muzikës shqiptare si orkestrues dhe kitarist. Kohët kalonin dhe Agroni do të vazhdonte t’i përkushtohej profesionit të tij duke marrë pjesë në aktivitete të shumta si brenda në Shqipëri dhe jashtë saj, në shumë vende të botës si: Zvicër, Gjermani, Itali, Belgjikë, Slloveni, Britani dhe USA. Aktualisht, përveç aktiviteteve të shumta si brenda dhe jashtë Shqipërie Agroni drejton dhe grupin muzikor Albstar ku ka pasur bashkëpunime me këngëtaret më të mira si Elisabeta Marku, Shyrete Beluli, Mahmut Ferhati, Shkëlzen Jetishi, Silvan Hoxha,Valbona Mema etj. Agron Avdiaj para disa ditësh ka marrë edhe Certifikatë mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndaj shtresave në nevojë, sepse është një artist shumë human. Agron Avdiaj tregon që për të 2017-ta, po mbyllet në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa për vitin 2018, edhe pse s’ka ardhur ende po e gjen me një agjendë shumë të ngjeshur.