Agron Avdiaj, një nga orkestruesit më të kërkuar për 2017-n

622
Agron Avdiaj me një karrierë muzikore dhe artistike shumë të gjatë dhe me një përgatitje të jashtëzakonshme për të luajtur muzikën e mirëfilltë. Agron Avdiaj për vitin 2017 pati një agjendë shumë të ngarkuar artistike, si në Shqipëri, Evropë dhe në SHBA, ku pati dhe kulmin e koncerteve muzikore të tij me këngëtarët më në zë të momentit. Dallojmë këtu, në veçanti me këngëtarin Rati, me të cilin pati koncerte të shumta për Festën e Pavarësisë dhe të Flamurit ndër shqiptarët në SHBA. Aktivitetet e shumta për Agronin, një orkestrues mjeshtër në muzikën shqiptare bënë që viti 2018 ta gjente me shumë projekte të tjera, që do të jenë me vlera artistike dhe humane. Ne po zbulojmë vetëm disa nga këto projekte. Shumë shpejt do të dalë në qarkullim sepse është në proces e po punohet për një super album shumë profesional me këngë të shumta nga këngëtari i mrekullueshëm i muzikës shqiptare Rati. Për të po punohet me intensitet të lartë. Albumi do të ketë këngë të ndryshme. Agron Avdiaj orkestruesi virtuoz përgjatë 2018- s, do tregohet edhe shumë human. Ai bashkë me Ratin ka menduar që këtë album ta publikojnë në qytetet Elbasan, Kukës, Kamëz, Korçë etj, dhe të gjitha të ardhurat e biletave që do shiten do shkojnë në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe shtresave në nevojë. Këtë gjest kaq human duhet ta ndjekin edhe shumë artistë të tjerë. Gjatë vitit 2018 janë planifikuar të zhvillohen 3 koncerte ku mjeshtri Avdiaj do të orkestrojë këngët e këngëtarit Rati. Tre koncerte për fëmijët jetimë dhe një për të verbërit në qytetin e Korçës ku do të shtrohet edhe një koktejl. Agron Avdiaj shquhet për një karrierë të gjatë artistike, ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me këngëtarët më në zë të Shqipërisë, Kosovës, dhe diasporës me të cilët duhet theksuar se ka një marrëdhënie shumë korrekte dhe miqësore. Gjatë vitit 2018 agjenda sa vjen e mbushet me aktivitete të shumta, mbrëmje muzikore, koncerte në Shqipëri, Evropë dhe SHBA. Agron Avdiaja ka një marrëdhënie shumë të mirë me fansat si brenda dhe jashtë Shqipërie ku përherë mundohet të dhurojë emocione të jashtëzakonshme për publikun dhe fansat e tij. Gjatë bisedës që ne patëm me orkestruesin Avdiaj, ai na thekson, që të gjithë karrierën e tij artistike do e lidhte edhe më shumë veprimtari sociale artistike, pranë njerëzve në nevojë dhe në veçanti ndaj fëmijëve jetimë. Viti 2018 ka nisur mbarë për Agron Avdiaj, ndërsa neve, publikut na mbetet vetëm të presim sukseset dhe arritjet e orkestruesit, mjeshtrit të madh Agron Avdija. 

Enea Cenko



Sigal