Agjentja ruse super seksi me rolin e “007”

533
Bukuroshja ruse e njohur me emrin Anna Chapman është rikthyer në aksion. E cilësuar si “007 në jetën reale”, ajo është demaskuar nga FBI dhe u deportua në Rusi në 8 qershorin e 2010 si pjesë e një programi për shkëmbim të burgosurish. Chapman punonte si spiune në Nju Jork. Pasi heshti për disa kohë, ajo është rikthyer të flasë për politikën. Chapman ka sulmuar qeveritë perëndimore me një sërë statusesh pas skandalit të Panamasë, përcjell Tema. Ajo ka thumbuar edhe kryeministrin britanik Cameron me disa statuse. Chapman madje ka ironizuar edhe mediat. “U përgatitën të qëllojnë Putinin, por gabimisht goditën Cameronin”, shkruan ajo. Anna Vassiliyevna Chapman ishte stërvitur nga agjencia e jashtme e inteligjencës ruse dhe ishte dërguar me mision në Amerikë, ku u kap pas disa kohësh aktiviteti nga Byroja Federale e Investigimit.
Sigal