Agim Staka gdhendësi i stemave të klubeve sportive botërore

573
Sigal

Agim Staka njihet në qytetin e Durrësit  si një tifoz mjaft i madh i futbollit. Ai vërtet ka një skuadër zemre, por mbi të gjitha simpatizon futbollin e bukur dhe si i tillë duke qenë se është artist “i fantaksur” pas pikturës dhe gdhendjes në dru, ai ka gdhendur një seri stemash me skuadra të famshme në futbollin botëror. Një seri prej këtyre stemave të klubeve spanjolle ai ka kontaktuar për t’ju a bërë dhuratë këtyre klubeve.  Megjithëse të gjithë e njohin se është një tifoz i njohur i qytetit të Durrësit,  i ekipit Gjerman. Para disa kohesh një mik i tij ia kërkoi një nga këto vepra për t’ja blerë dhe Agimi megjithëse në kushte ekonomike pak të shtrënguara, nuk pranoi që t’ja shesë, pasi ai i adhuron realisht këto vepra për të cilat ka harxhuar me dhjetëra orë punë. Po ndërsa ka komunikuar me klubet spanjolle, ai ka kërkuar që thjeshtë t’jua dhuroje këto punime, në shenjë respekti të thellë për lojërat e bukura sportive që i kanë dhuruar tifozerisë botërore.

Stemat

Kur hyn në banesën e vet që i shërben edhe si atelie, vëren se ai atje ka një sasi të madhe stemash të gdhendura në dru të klubeve sportive me famë botërore. Agimi shpjegon se fillimisht ai ka filluar që të gdhendë stemat për skuadrat e tija të zemrës siç janë ekipet gjermane dhe më vonë duke qenë se ambiciet e tija si artist kanë qenë për më shumë, ai ka dashur të kënaqë edhe miqtë e tij tifozë të klubeve të tjera. Dhe ka skalitur stema nga më të ndryshmet dhe nga më të bukurat, të cilat ngjallin admirimin e shikuesve të tije, miqve të shumtë, të cilëve Agimi u jep mundësinë që t’i shikojnë edhe në një sasi fotosh që mban me vete, një lloj ekspozite shëtitëse, pasi si mjaft i kufizuar që është ekonomikisht nuk ka mundësi që të hapë një ekspozite pikture. Agimi thotë se, krahas punimeve në gdhendje, ai ka edhe një sasi mjaft të madhe pikturash të tjera në bojëra vaj, grafikë, mes të cilave shquan portretin e Nënë Terezës, mjaft e realizuar dhe e vlerësuar nga njohësit e artit. Disa prej këtyre pikturave janë mjaft flu në konceptim e me ngjyra të çelëta dhe të bukura. Agimi përdor banesën e vet, ku jeton i vetëm si atelie, sepse mundësitë e ekspozimit i ka mjaft të pakta, ndërsa vullnetin për punë dhe pasionin artistik e ka mjaft të madh. Për këtë ai kërkon edhe rrugë të veçanta për të promovuar unin e tij artistik. Ai është sot 55 vjeç dhe ka mbaruar shkollën e mesme artistike të Durrësit “Mujo Ulqinaku”. Për gdhendjen e stemave ai thotë se i janë dashur rreth 4 vjet punë, pasi mesatarisht secila prej tyre i kërkon rreth 2 muaj gdhendje, kohë, të cilën ai u a ka kushtuar me shumë pasion, pasi vret edhe orët e vetmisë së jetës së tij, që nuk i ka dhënë aq shumë fat sa ka kërkuar ai në raport edhe me të tjerët. Deri para disa vitesh, thotë ai kam jetuar me gjyshen… dhe hesht duke treguar gjithçka me heshtjen e tij…

ARTI I TIFOZËVE

Agimi shquhet në qytetin e Durrësit mes shumë njerëzve me shpirt artisti. Ky njeri punëtor dhe mjaft i heshtur, shquhet si një piktor, tifoz sporti, i cili përveç skuadrës së zemrës që e ndjek me shumë pasion, vlerëson edhe skuadrat e tjera që bëjnë futboll të fortë dhe këtyre skuadrave u ka skalitur stemat e klubeve. Stemat që ka skalitur Agim Staka janë rreth 44 copë të shoqëruara edhe me vepra arti të tjera si piktura në grafikë e vaj të sportistëve si Rumenige, Balack e Bekenbauer. Për të bërë tërë këtë koleksion stemash kryesisht në dru dhe disa në letër adezive me mozaik aplikacion, i është dashur që të përballojë një volum pune disa mujore. Mjafton të përmendim që, siç thotë ai, vetëm një objekt i dalë nga duart e tija kërkon rreth 2 muaj punë. I kemi shkuar disa herë në banesë dhe e kemi gjetur në dhomën atelie, mjaft modeste, ku bën një jetë të vetmuar prej artisti asket dhe na ka folur me thjeshtësi për përpjekjet e veta artistike të ndërthurura me shijet sportive. Ai ka përfunduar shumë stema, si të Bajernit të Mynihut, Liverpulit, të Real Madridit, Romës, Interit, Juventusit, Milanit, Barcelonës dhe ka projekt për shumë të tjera. Duart e tija nuk rrinë kurrë pa vënë në punë shkëndijat artistike që i lindin në kokë. Dhe këto janë të shumta për Agimin. Për të arritur të realizojë gjithë volumin të madh të punimeve artistike, Staka thotë se e ka ndihmuar mjaft edhe përvoja e shkuar në profesionet që ka bërë në emigracion. Ai kryesisht, përdor dru ahu të staxhionuar që është mjaft i fortë dhe rezistent, por edhe pishe arre etj., sipas rëndësisë së objektit që synon të skalisë. Për këtë ai ka prodhuar edhe vetë vegla specifike, krahas atyre profesionale që ka blerë. Ai ka mbi pesëmbëdhjetë vite që gdhend drurin, por stemat janë bërë tashmë një pjesë e arsenalit artistik të tij, me të cilat edhe krenohet më shumë në vetvete.

PUNIMET PATRIOTIKE

Në studion e Stakës dallojmë edhe 2 stema që janë objekte jashtë jetës sportive. Ato janë stema e Departamentit Amerikan të Shtetit në gdhendje si dhe një portret në mozaik të aplikuar i Presidentit te Amerikës Obama. Staka thotë se, ato janë punime, me të cilat ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj popullit amerikan dhe njëkohësisht falënderimin për kontributin e dhënë në çlirimin e vëllezërve të Kosovës nga dhuna serbe. Muaji qershor, shpjegon Agimi, është edhe muaji i festës së çlirimit të Kosovës, prandaj në shenjë nderimi për bijtë e popullit amerikan që e çliruan Kosovën realizova këto dy punime.