Agim Kurti, këngëtari dhe moderatori me shpirt atdhetar

1142
Sigal

PORTRET/ Artisti që endet mes poezisë, prezantimit dhe këngës

Jeton në Amerikën e largët, aty tek  toka e realizimit të ëndrrave të emigrantëve. Ka lindur në Koplik të Malsisë së Madhe dhe mbas përfundimit të shkollës 8-vjeçare Abdyl Bajraktari konkuroi për kanto në shkollën e muzikës Prenk Jakova në Shkodër. Konkuroi me shumë sukses dhe vazhdoi shkollën për kanto. Ishte ëndrra e parë e tij rinore. Ju përkushtua shumë mësimeve dhe lexonte ditë natë për të pasur rezultate të larta.

  Për një jetë më të mirë

 Ishte në kulmin e studimeve. Ishte në kulmin e marrjes së dijeve për profesionin. Brenda vetes  kërkonte më shumë nga jeta si në aspektin ekonomik ashtu dhe në aspektin Professional. Pikërisht në këtë kohë ndodhin dhe proceset demokratike, ato procese që ishin brenda qenies së tij. Një shkëndijë e re për një jetë të re, për realizimin e dëshirave rinore. Braktis shkollën dhe merr rrugën e mërgimit. Destinacioni? Italia, ai shtet që me artin e tij dhe em artistët e tij kishte vite që i kishte ndezur dëshirën për të shkelur në çdo moment që të gjente rastin. Dhe dita erdhi. Pas shumë peripecish shkel në bendin e këngëtarëve dhe tenorëve të mëdhenj. Vendqëndrimi i tij bëhet Torino. Pesë vjet në qytetin e bukurive dhe të futbollit të madh. Të qytetit ku janë luajtur qindra filma mesjetar dhe  të kohës moderne. Pikërisht këtu  është takuar rastësisht me tre aktorë të kinematografisë shqiptare, si Diana Proko, Flutura Kodo, dhe regjisorin Bekim Zeneli. Takimi me ta i dha një frymëmarje jetës së tij artistike. Mori shumë ide prej tyre dhe me shumë dëshirë përgatiti një grup muzikor me artistë shqiptar. Me ta filloi të japë koncerte në Torino dhe në rrethinat e saj ku kishte emigrantë shqiptarë. Sukseset ndoqën njëri tjterin. Kjo bëri që grupi I tij të marrë famë dhe ta shtrijë aktivitetin në qytete të tjera të Italisë ku kishte emigrantë.  Po vinte në jetë ato që kish mësuar në shkollë.

 Drejt Amerikës

Gjithmonë ishte shprehur që nqs do ti jepej mundësia vendi ideal për të ishte Amerika. Ky shtet i bekuar tempull I demokracisë. Dhe fati I buzëqeshi sërishmi. Nga Italia fluturon në kontinentin e largët por më të bukurin më  të shumëkërkuarin nga kushdo. Hapësirat ishin më të mëdha. Aktivitete më të shumta. Komuniteti i shqiptarëve në SHBA ishte më i organizuar. Dhe Agimi filloi të shpalosë të gjitha aftësitë e tij. Po mbush 12 vjet në Amerikë dhe janë 12 vjet që merret vetëm me art. Prezantues, këngëtar, moderator, organizator. Ka prezantuar koncerte në tre shtete të Amerikës si  në Michigan, Ohio (Ohajo) Chikago…Përveç prezantimit profesional në më të shumtën e rasteve ai këndon live kryesisht këngë patriotike. Ato janë këngët e tij të zemrës janë këngët e tij të shpirtit.

Çmimi

Në jetën e tij artistike ka dhe pika kulmore. Sigurisht mes shumë sukseseve, suksesi më i madh është marrja e çmimit të parë në Festivalin e këngës Në Neu York me këngën „O flamuri i kombit tim“. Për të ajo ditë mbetet tepër e veçantë. Nuk ishte një çmim i rastësishëm por i merituar dhe i dhënë nga juri profesionale Kjo këngë me tekst te poetit Gjovalin Lumaj  me muzikë të Edi Xhani në SHBA eshtë kthyer në një këngë hit. Në çdo aktivitet ai krahas moderimit do të këndojë dhe këtë këngë aq të dëshiruar nga emigrantët.

 Krahas spikereve dhe këngëtareve me emër

Çdokush nga spikerët apo artistët që shkon në SHBA patjetër që do të njihet apo takohet edhe me Agimin. Në shumë raste ai në moderimin e aktiviteteve do të jetë krahas moderatorëve të mirënjohur që ftohen nga atdheu. Pikërisht me të mirënjohurën Silvana Braçe, Agimi ka prezantuar katër koncerte. Për më tej në Koncertin e Vitit të Ri 2013 mori pjesë dhe si këngëtar live me Valbona Halili,dhe Adriana Koreta, me Organizator Hysen Elmazaj. Të paharruara do të ngelen  për të dhe bashkpunimet dhe të kënduarit live me kënëgatrët  më të spikatur  si Merita Halili, Poni, .Valbona Halili, Afërdita Gashi, Irma Libohova, Fatmira Breçani, Morena Reka,…etj

 Në botën e gazetarisë

Një shpirt artisti sigurisht që nuk mund ta lejë mënjanë penën. Janë të paktë gazetarët  në emigracion, por një gazetar jo profesionist por me shkrime profesionale mbetet dhe Agimi. Janë të shumta shkrimet e tij kulturore në gazetat shqiptare në emigracion si në SHBA, Gjermani, tek gazetat kosovare por edhe ato shqiptare. Në shkrimet e tij jepet me plot ndjnenjë jeta e emigrantëve, aktivitete, hallet dhe shqetësimet e tyre. Duke qenë gjithmonë në lëvizje ai më shumë se kushdo e njeh nga afër jetën migratore. Krahas shkrimeve ai lëvron dhe poezinë. Poezia për të është mjalti i shpirtit. Të qënit poet e bën dhe më njerëzor, më human, më shpirtgjerë, më patriot.

 Një dekoratë e veçantë

Për të gjitha meritat e tij në fushat që lakuam nga Shtëpia e Bardhë me propozimin e  Kongresmenit amerikan Dennis Kucinich i shtetit Ohio, ka marr nj dekoratë të veçantë. Ky ëshët vlerësimi më i mirë që i është bërë punës së tij në ndihmën modeste  në forcimin e mardnëieve shqiptaro-amerikane